Meta siguron ODIHR: Do të
mundësojmë zgjedhje të lira

Meta siguron ODIHR: Do të<br />mundësojmë zgjedhje të lira
Përfaqësuesit e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR në parapërgatitje të Misionit Vëzhgues të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit kanë mbërritur në Tiranë, ku janë pritur nga Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili pasi u ka uruar mireseardhjen, ka vlerësuar vëmendjen e OSBE/ODIHR ndaj mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. 

Në këtë kuadër Meta theksoi se koalicioni i mazhorancës është i përkushtuar ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të drejta dhe se bashkarisht me të gjithë aktorët e tjerë në terren do të bëhen përpjekjet maksimale për garantimin e transparencës në të gjitha qendrat e votimit.
 
Në vijim të kësaj Meta u shpreh se mazhoranca nuk e ndryshoi përmbajtjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e konsideruar atë si një mekanizëm teknik në shërbim të standarteve zgjedhore. 

Ai vlerësoi faktin se për herë të parë garantohet me ligj ndarja e barabartë e kandidatëve sipas gjinisë dhe vuri në dukje angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të kandiduar 30% të anëtarëve të listave për këshillat bashkiakë nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim. 

‘Zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë historike falë reformës administrative territoriale dhe se me këtë ndarje të re të pushtetit vendor, bashkitë do të kenë më tepër instrumenta dhe hapësirë për të implementuar politika zhvillimore dhe për të thithur më shumë investime për zonat e tyre përkatëse’, theksoi Meta. 

Në përfundim të fjalës së tij, Meta nënvizoi se LSI të gjithë kandidatët janë përzgjedhur në bazë të kredibilitetit dhe eksperiencës profesionale, në kompromis me partnerët e tjerë të koalicionit, ku prioritet këtë radhe do t’i jepet grave kandidate, të cilat do t’i kushtojnë më tepër vëmendje rritjes së cilësisë së shërbimeve pranë komuniteteve që do të administrojnë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Stoltenberg: Ukraina në 10 vite të jetë pjesë e NATO-s, ta mbështesim me armë

Stoltenberg: Ukraina në 10 vite të jetë pjesë e NATO-s, ta mbështesim me armë