'Meta simbol korrupsioni', pyetja e fortë e Vasilit: Kush ja mbyll sytë Freedom House?

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas artikullit të Freedom House, i cili e cilësonte Presidentin Ilir Meta si ‘simbol korrupsioni’ në Shqipëri.

Përmes një reagimi të fortë në ‘Facebook’, Vasili shkruan zgjedhjet 25 qershorit ishin një turp i demokracisë, pasi u blenë haptas nga droga dhe krimi i qeverisë, por që sipas tij, Freedom House raporton se ishin të qeta dhe u pranuan nga opozita.

Vasali sqaron se LSI nuk i ka pranuar kurrë si zgjedhje të rregullta, por i ka quajtur ato të shëmtuara dhe të papranueshme.

"Kush ja mbyll syte Freedom House?? Zgjedhjet e 25 qershorit ishin nje turp i demokracise. LSI nuk i ka pranuar kurre si zgjedhje te rregullta. Ne 27 qershor ne emer te LSI si kryetar i saj ne ato zgjedhje i kam konsideruar si zgjedhjet me te shemtuara dhe te papranueshme te pluralizmit dhe si zgjedhje produkt i droges dhe krimit te organizuar te bere njesh qeverine dhe policine e shtetit.

Zgjedhjet e 25 qershorit u blene haptas nga droga dhe krimi i qeverise. Freedom House raporton "cuditerisht" qe ishin te qeta dhe u pranuan nga opozita. Kush ja mbylli syte Freedom House pasi kete turp te 25 qershorit OSBE e ka shkruar e zeza mbi te bardhe.

Ka disa pyetje qe kerkojne patjeter pergjigje: Kujt i sherben deformimi i realitetit?Cfare "halli" e imponon kete standart te ulet profesional?Kush e sponsorizon njeanshmerine e raportimit dhe me ç'mjete realizohet kjo njeanshmeri,mos ndoshta me te njejtat mjete qe u manipulua 25 qershori?

Ne ndihme te trasparences se krimit elektoral te 25 qershorit po ju risjell pike per pike se si OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë: “The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.” “Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/04/2018 21:29

    Petrit sa vjen dhe po te hollohet qafa, je bere si gjel i rrjepur. Mos u merzit se nuk ti harron njeri 10 milion euro tender qe i dhe djalit te tezez. As Luizen e Lushnjes nuk ta harron SPAK. Per cdo gje ka prova qe Llalla i " mbylli syte "! Po te vjen ngordhja o ngordhesire.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 11/04/2018 17:59

    Ja dhe Bufi Pulaave. Plaku i pjerdhur i rrjedhur..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor