TIRANE - Kryeparlamentari dhe njëkohësisht kreu i LSI, Ilir Meta, në një dalje për mediat, foli rreth çështjeve më të rëndësishme në vend. Vëmendje të veçantë mori edhe mesazhi i ministrit Tahiri i zbuluar nga opozita, duke e cilësuar këtë gjest si një shenjë përgjegjshmërie nga ana e ministrit, ndërsa akuzoi PD se po bën një opozitë siç tha ai “nga vrima e çelësit”.
 
Duke vazhduar më tej Meta u ndal edhe tek raporti i vlerësimit të bërë nga “Standard & Poor’s” të cilin e cilësoi si shenjë pozitive e punës së qeverisë dhe veçanërisht i rëndësisë që ka marrëveshja me FMN.
 
Gjithashtu në fjalën e tij Meta foli edhe për çështjen Kareli, dhe dhunën e policisë shqiptare ndaj protestuesve. Meta vlerësoi aktorët që po kontribojnë në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dënoi veprimin e disa organizatorëve sipas tij për të politizuar protestën. 

SMS E TAHIRIT, META: SHENJE PERGJEGJSHMERIE, PD MJAFT OPOZITES NGA VRIMA E ÇELESIT

Duke folur në lidhje me mesazhin e zbuluar të ministrit Tahiri në Komisionin Hetimor, Meta përsëriti komentin e deputetit Vasili, dukë dënuar veprimin e opozitës, ndëresa e cilësoi mesazhin si një shenjë e përgjegjshmërisë së ministrit të brendshëm ndaj vartësve.
 
“Nuk më pëlqen që të bëjmë politikë përmes vrimës së çelësit, sepse kjo politikë i përket së kaluarës, dhe nuk është aspak e dobishme dhe transparente, por teksti siç u konfirmua nga Tahiri, i është nisur vartësve çka dhe tregon ndjeshmëri maksimale në lidhje me situatën, dhe vullnet të fortë për të shkundur vartësit për të përmirësuar situatën e rendit publik." u shpreh kryeparlamentari Meta.

"S & P'S", META: DESHMI POZITIVE E PUNES TONE DHE MARREVESHJES ME FMN

Krei i LSI foli edhe për vlerësimin e "Standard & Poor's" duke e cilësuar si dëshmi e rëndësisë së marrëveshjes me FMN dhe punës së bërë deri tani nga qeveria.

"Jam këtu për një lajm pozitiv, siç është ai i rishikimit të vlerësimit nga Standard & Poor’s duke e ripozicionuar në një kohë të shkurtër ekonominë e vendit nga një notë negative në një notë pozitive. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, i cili e rikthen kofidencën e konsumatorit vendës dhe të huaj, si dhe fton investitorët e huaj për të rritur investimet në vend. Vlerësimi i Standard & Poor’s rikonfirmon vendimin e drejtë që qeveria mori për nënshgkrimin e marrëveshjes me FMN, për ta rikthyer vendin në binaret e zhivimllimit ekonomik,  duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë përmes injektimit të shumës së konsiderueshme të parasë çka do të inkurajoë avancimin e qeverisë për të rritur punësimin. Në raportin e vlerësimit theksohet se optimizmi i Standard & Poor’s buron nga vullneti i qeverisë për të plotësuar reformat, si reforma në gjyqësor, dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit." u shpreh Meta.

KARELI, META: JO DHUNES NDAJ PROTESTUESVE DHE POLITIZIMIT TE PROTESTES

Kryeparlamentari Meta u ndal edhe tek çështja e vrasjes së Karelit dhe dhunës së ushtruar nga policia ndaj protestuesve, duke dënuar veprimin e disa policëve që ushtruan dhunë si dhe përpjekjen sipas tij për ta politizuar protestën. 
 
"Së pari dua të shpreh keqardhje për këtë ngjarje tragjike, ku gjeti vdekjen një i burgosur shqiptar si rezultat i torturave çnjerëzore. Dua të theksoj rëndësinë e vendosjes e drejtësisë, dhe mbështes deklaratën e ministrit Naço. Po kështu vlerësoj interesin e medias greke në rëndësinë që i kanë kushtuar ngjarjes, duke ndihmuar edhe drejtësinë greke për të mos u vonuar për vënien para drejtësisë të autorëve. Gjithashtu vlerësoj reagimin e shtetit ndaj punonjësve të policisë të cilët kaluan në përdorimin e forcës, siç dua të dënoj edhe përpjekjet e disa organizatorëve në përpjekje npër ta politizuar këtë protestë paqësore."
 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)