Meta: Sot më telefonoi Basha, ja çfarë i thashë për Reformën Zgjedhore (VIDEO)

Lulzim Basha prej tre ditësh është ngujuar në selinë e PD-së, ku vijon negociatat me aleatët dhe ekspertët, pasi topit që i la në derë ambasadorja amerikane me draftin e Reformës Zgjedhore. Për t'u konsultuar për draftin, Lulzim Basha ka telefonuar edhe presidentin Ilir Meta, ndërsa kreu i shtetit zbulon se cfarë i këshilloi.

"Kam pasur një telefonatë zyrtare me Lulzim Bashën këtë paradite e kërkuar prej tij, kaq mund të them, nuk mund të them asnjë gjë tjetër më shumë. Kjo ka qenë zyrtare, mesazhi im është, jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, e kemi detyrim të gjithë, që të kenë besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë, as me hezitime, të gjithë të tregojmë besim te demokracia dhe ajo fillon te vota dhe zgjedhjet e lira.

Për sistemin ju e dini cfarë do të dëshiroja unë. Ju e dini që nga 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Në 2005 me një parti të sapo krijuar kam marrë pjesë në zgjedhje, kam luftuar me dy partitë, edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar me emrin tim, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e proporcionalit, por vetëm maxhoritar.

Duhet të kemi besim te demokracia dhe duhet të japim shembullin dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja. Mos harrojmë që Çërçill fitoi luftën e dytë botërore, por humbi zgjedhjet, e pabesueshme, e padrejtë, por përsëri u kthye, respektoi vullnetin e popullit të tij. Dha një shembull të shkëlqyer, duhet të jemi të përulur para demokracisë dhe popullit tanë" tha Meta.


Lajmi kryesor:

Topi për Zgjedhoren në fushën e PD-së! Meta: Sot më telefonoi Basha, i thashë mos ke frikë nga humbja (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025