Meta-Stoudmann: Shqipëria, rol
në forcimin e stabilitetit në rajon
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në takimin me përfaqësuesin e posaçëm të OSBE për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Gerard Stoudmann, theksoi se Shqipëria i kushton vëmendje të veçantë forcimit të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Evropën Juglindore.
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në takimin me përfaqësuesin e posaçëm të
OSBE për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Gerard Stoudmann, theksoi se Shqipëria i kushton vëmendje të veçantë forcimit të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Evropën Juglindore. Në fjalën e tij Meta tha se vendi ynë është e gatshme të kontribojë konkretisht në funksion të thellimit të bashkëpunimit mes vendeve fqinje dhe në kuadër të perspektivës evropiane.
Kreu i Kuvendit u ndal edhe tek Kosova, ndërsa nënvizoi rëndësinë e përfshirjes më të madhe të Kosovës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, si një faktor me rëndësi paqen dhe sigurinë në rajonin. Meta vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria e mbështet avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë nga ana e tij Ambasadori Stoudmann, i cili shoqërohej nga Ambasadori i OSBE në Tiranë Florian Raunig, vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon. Stoudmann shprehu gatishmërinë e Presidencës zvicerane të OSBE-së për të kontribuuar në mënyrë konkrete në mbështetje të procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë drejtim, Ambasadori vuri në dukje vizitën e pritshme të Kryetarit të Radhës së OSBE-së, Presidentit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Zvicrës, z. Didier Burkhalter.
Kryetari Meta dhe Ambasadori Stoudmann diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në rajon, duke vënë në dukje rëndësinë e rritjes së mirëqenies dhe projekteve sociale dhe ekonomike për hapësirat ku banojnë shqiptarët.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.1%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 850
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56