Meta: Subvencionim 1 vit për të rinjtë
që të lehtësohen bizneset nga kostot
Në fjalën e tij gjatë takimit Meta tha se duhet mbështetje më e madhe për arsimimin profesional të të rinjve ashtu si edhe për bizneset, që t’u ofrohen lehtësira në rastet kur punësojnë të rinj të cilët nuk kanë eksperiencë pune.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mori pjesë në një takim me të rinjtë dhe të rejat e LRI-së së Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë.
Në fjalën e tij gjatë takimit Meta tha se duhet mbështetje më e madhe për arsimimin profesional të të rinjve ashtu si edhe për bizneset, që t’u ofrohen lehtësira në rastet kur punësojnë të rinj të cilët nuk kanë eksperiencë pune.
“
Të rinjtë kanë nevojë për punë më të mirëpaguara, por për të fituar këto vende pune kërkohet edhe një mbështetje më e madhe përmes arsimimit profesional.
Ashtu sikurse edhe bizneset në mënyrë të veçantë për t’u ofruar vende pune të rinjve, të cilët nuk kanë një eksperiencë, kanë nevojë për mbështetje përmes politikave favorizuese për sigurimet shoqërore, për sigurimet shëndetësore, për t’i mbështetur dhe për t’i subvencionuar në mënyrë të veçantë 6 muajt e parë ose vitin e parë për të rinjtë dhe të rejat që të lehtësohen bizneset nga kosto të tilla”, - deklaroi kryetari i LSI-së.
Gjithashtu, Meta tha se filozofia e LSI-së është ajo e bashkëpunimit dhe e solidaritetit, që vjen nga kujdesi dhe vëmendja për të rinjtë dhe me të rejat e Shqipërisë.
“
LSI është forca me rritjen më të fuqishme, më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme, sepse kjo është një rritje që vjen nga filozofia e LSI-së, që është ajo e bashkëpunimit, e përfshirjes dhe e solidaritetit, por që vjen në radhë të parë nga kujdesi dhe vëmendja që ne tregojmë me të rinjtë dhe me të rejat e Shqipërisë dhe sidomos përmes modelit më të mirë dhe më të shkëlqyer që ne kemi ofruar dhe ju keni ofruar, që është lëvizja Rinore për Integrim”, - shtoi kryetari i LSI-së, teksa theksoi se sfida kryesore është përfshirja e të rinjve në politikat sociale dhe formimi i tyre profesional.
“
Sfidat që ne kemi përpara janë përfshirja të rinjtë në gjithë politikat tona sociale, në mënyrë të veçantë ato arsimore për mbështetjen e formimit të tyre profesional për mbështetjen e kapaciteteve të tyre për t’u integruar më mirë në tregun e punës. Për të investuar më shumë në arsimin profesional, për të investuar më shumë në formimin profesional”, - u shpreh Ilir Meta në fjalën e tij.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.6%
-
E Komitetit Olimpik
12.8%
-
E qeverisë
3.6%
Vota total: 7672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën
12 Gusht, 23:02
-
Katër infeksionet e verës që ‘kërcënojnë’ pushimet tuaja! Ja mënyrat e thjeshta si t’i kaloni
12 Gusht, 22:53
-
Vlorë/ Zjarret në disa fshatra të Selenicës, ndërhyrja e zjarrfikësve duket e vështirë! Shoqërohen disa persona në polici
12 Gusht, 22:52
-
Dyshohet se 800 tonë mbetje toksike u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, anija fik sinjalin! 'Doganat': Po bashkëpunojmë me OLAF për ta lokalizuar
12 Gusht, 22:17
-
Manchester United bën goditjen e dyfishtë në merkato, transferon nga Bayerni mbrojtësit De Ligt dhe Mazraoui
12 Gusht, 22:06
-
'Të moshuarit i lidhnin', ish-infermierja tregon trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacientë në një krevat
12 Gusht, 21:59
-
Lushnjë/ Zjarri përfshin masivin pyjor të Lekajt, digjen 5 ha me shkurre dhe pisha! Zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
12 Gusht, 21:52
-
Fat i jashtëzakonshëm! 3 shenjat e Horoskopit që mund të rriskojnë pa frikë deri më 18 gusht
12 Gusht, 21:52
-
Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga
12 Gusht, 21:47
-
Rrugëtimi politik i oligarkut misterioz, që në Parlament shkon me karvan makinash e badigardë të shumtë
12 Gusht, 21:46
-
VIDEO/ Meta nuk i ndahet jetës 'baritore', kësaj here shtrihet mbi bar duke ngrënë boronica
12 Gusht, 21:42
-
INSTAT: Ulen lindjet për 3 mujorin e dytë të vitit 2024, rriten vdekjet! Korça me numrin më të lartë të vdekshmërisë
12 Gusht, 21:39