Meta sulm Bashës: Nga Çadra e
Lirisë shkove te ajo e Oligarkisë

Meta sulm Bashës: Nga Çadra e<br />Lirisë shkove te ajo e Oligarkisë
Ish-kryetari i LSI dhe njëherazi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka sulmuar nga Lushnja kryetarin e PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit e quajti më herët "Tregtar i Venedikut". 

Meta tha se LSI do të dalë forcë e parë politike, ndërsa fshikulloi Bashën kur tha se qytetarët s'do votojnë në e nisën te Çadrën e Lirisë dhe përfunduan te Çadra e Oligarkisë. 

Për një drejtim të ri, LSI do të dalë forcë e parë politike për të ardhme të sigurt për të rinjtë.

“LSI forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë që u çmendën nga politikanët e Çadrave, që e nisin tek Çadra e Lirisë dhe e mbyllin tek Çadra e Oligarkisë", u shpreh Meta. 

Duke shprehur besimin se LSI do dalë forcë e parë në 25 Qershor, Meta tha sërish se Petrit Vasili, i kandidon si i pari i listës në Qarkun e Fierit, do jetë kryeministri i ardhshëm. 

"LSI forcë e parë për vajzat e djemtë tuaj këtu në Lushnjë dhe në gjithë Shqipërinë që të kenë një të ardhme të sigurt. Kjo e ardhme e sigurt kërkon LSI-në forcë të parë që ul taksa dhe hap vende pune. Një drejtim të ri, me vizion të mençur. 

Jemi krenar qe kemi në krye të listës së Fierit kryeministrin e ardhshëm Petrit Vasilin, i cili e njeh shumë mirë këtë qark dhe do bëjë që qarku i Fierit të jetë qendra e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”, tha Meta. 

Replikat në distancë mes tre forcave kryesore politike, PS, LSI dhe PD vijnë në momentin më të nxehtë të fushatës, tre javë nga zgjedhjet parlamentare. 

Kryetari i PD, Basha ishte i pari që trazoi ujrat në kampin e LSI me deklarata ku shigjetohet hapur ish-kryetari i LSI, Ilir Meta të cilin nga Kruja nuk ngurroi ta quajë Tregtar Venediku, referuar komedisë më të famshme të Shekspirit.

Por nuk vonon përgjigja nga kampi i LSI. Petrit Vasili që ka marrë timonin e partisë i kujton Bashës se që është në dijeni të disa ‘sekreteve’, ndërsa nuk i kursen etiketimin, ‘mosmirënjohës’.

Basha: Meta, Tregtar i Venedikut, sh.p.k e tij do falimentojë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përveç Ramës, nuk ka kursyer nga akuzat dhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Nga Kruja ku hapi fushatën elektorale, duke iu referuar veprave të Shekspirit, Basha iu bashkua batutave që Rama tha para paktit se iu lut më shumë se Romeo Xhuljetës. Kreu i PD kujtoi se ka edhe një tjetër vepër Shekspiri, që quhet “Tregtari i Venedikut”.

Tregtarit të Vendekut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit tolat më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do te qeverisin republikën e re”, tha Basha.

Duke akuzuar se u zgjodh President me pazare, Basha më tej, i sugjeroi Metës: “Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në Republikën e Re”.

Redaksisa Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë