Meta me Berishën në ‘luftë’ me SPAK! Kreu i PL: Prokurorë që ‘flirtojnë’ me qeverinë angazhime për të më goditur! Janë kthyer në komisariat të Ramës për opozitën

TIRANË- I ashpër është treguar Ilir Meta me institucionet e reja të drejtësisë, ku sot i sulmoi hapur njëjtë si aleati i tij në arrest shtëpie, Sali Berisha. I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e Dumanit se nuk kanë frikë nga presionet politike për të hetuar as Metën e as Ramën, kreu i Partisë së Lirisë adresoi një sulm ‘frontal’ për SPAK dhe drejtuesin e saj.

Në konferencën për media, ai hodhi akuza se prokurorë të lidhur me qeverinë kanë marrë angazhime personale për ta goditur.

“Kam qenë gjithë jetën në hetim, e di që gjithashtu prokurorë jo që flirtojnë me politikën, që janë prodhimi më i drejtpërdrejtë të saj kanë marrë angazhime personale për tu marrë me Metën për arsye që i dinë mirë. Unë jam këtu, do jem gjithmonë këtu. Të jeni të sigurt se nuk ka asnjë forcë që mundet të zhbëjë PL si një parti të të vërtetave të mëdha”, tha Meta.

Sulmin për Altin Dumanin e adresoi duke e cilësuar si ‘zar’ të ish-kryeprokurorit Arben Rakipi.

“Njëkohësisht nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit që për të legjitimuar kapjen e reformës në drejtësi nga Rama përmes shkatërrimit të proceseve kushtetuese, që nga zgjedhja e prokurorëve të përgjithshëm, betimet e anëtarëve të GJK tek Lana, e gjithë ato bëma të tjera, të godasë Ilir Metën që mbrojti reformën në drejtësi. Mbrojtje që u konfirmua edhe nga vetë komisioni i Venecias”, vijoi Meta.

Sipas Metës, SPAK është kthyer në komisariat policor të Edi Ramës, për të dëmtuar opozitën. Kreu i Partisë së Lirisë thotë se nuk i druhet as hetimit të tij, duke refuzuar të komentojë deklaratën e Dumanit, që pranoi hetimin e Metës.

“Lidhur me përpjekjet e Ramës për ta kthyer SPAK në një komisariat policor anti-opozitë për të shkatërruar pluralizmin politik nuk jam i surprizuar. Asnjëherë s’kam dashur të identifikoj këtë institucion me individë të caktuar që nuk flirtojnë me politikën, por janë prodhim i saj dhe para se të bënin betime me dorën në Kushtetutë kanë bërë betime të tjera që koha po i provon më së miri”, tha Meta.

Me Berishën, që pak ditë më parë u pyet në SPAK për aferën Partizani, Ilir Meta thotë se ka komunikuar në telefon.

"Kemi patur një përshëndetje telefonike me Berishën ku i kam shprehur solidaritetin tim. Kam patur takime me eksponentë të PD si Noka dhe të tjerë për të folur për situatën. Opozita po punon në disa drejtime. Sot zgjodha të tërheq vëmendjen tuaj për problemet ekonomike", tha Meta. 

Edhe pse jashtë parlamentit, Ilir Meta e ka ndjekur me vëmendje sherrin në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Ai u shpreh se Kuvendi duhet të plotësojë kërkesën e Rithemelimit dhe Bardhit, ndërsa duke shigjetuar deputetët e Lulzim Bashës, shprehet se pranimi i një reforme farsë do të thotë se ke shitur zgjedhjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
Grupi Berisha-bardhi bllokon punimet e Kuvendit, Meta: Aksioni duhet të intensifikohet

 

Ilir Meta ka komentuar bllokimin e punës në Kuvend nga grupi i deputetëve Berisha-Bardhi. Meta tha se aksioni duhet të intensifikohet pasi mazhoranca synon të asgjësoje pluralizmin politik.

“Reagimet që kanë ardhur nga faktori ndërkombëtar dhe PR, tregojnë qartazi se aksioni ka patur një jehonë të konsiderueshme. Aksion që duhet intensifikuar, ka nevojë për bashkërendim, konsistencë. Kemi të bëjmë me një situatë sfidonte përballë një narko regjimi që nuk pyet për kushtetutë, rregullore, ligje, që ka kapur të gjithë shtetin dhe ka vetëm një qëllim, të asgjësojë pluralizmin politik”, tha Meta.

Ora 13:53
Bllokimi i mbledhjes së komisionit të ‘Zgjedhores’, Meta: Të respektohet kërkesa e 47 deputetëve për të pasur bashkëkryetarin që i përfaqëson

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sa i takon bllokimit që deputetët e Rithemelimit dhe grupit Bardhi i bënë komisionit për Reformën Zgjedhore që më pas u detyrua të vijojë me mbledhjen online.

Meta akuzoi qeverinë për bllokimin e punës ndërsa solli në vëmendje letrën e 47 deputetëve të opozitës ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla gjatë ditës së djeshme ku kërkohet përfaqësimi i tyre në komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Është e qartë se punën për komisionin e reformës e bllokon Edi Rama dhe mazhoranca për arsye se rregullorja e Kuvendit e bën të qarrtë parimin e proporcionalitetit si i vetmi parim ku mbështetet përfaqësimi i opozitës. Janë 47 deputetë opozitarë që kanë dorëzuar një dokument kur kërkojnë në mënyrën më legjitime të kenë bashkëkryetarin, jo se ata duan kështu por për shkak të parimit të proporcionalitetit.  Është detyrë e mazhorancës të respektojë këtë parim dhe të zhbllokohet puna e komisionit”- tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezha: 26/01/2024 20:02

    Gon qela me ilir meten zaptun lulishten shatervanin me ba hotel grand Europa , Tash don me marr kafen e madhe ,ta harrojne

    Përgjigju
  • A ke ken nejher ne zall te Kirit?: 26/01/2024 18:58

    Tana poshtersinat e korrupsioni e prostitucioni i LSI kunder Shqiptarve e Shkoder Loces nga Ilir Metà e Agron Çela jan gatu e porositte te Hotel Grand Europa po tapo ja njeni zanin e po ju vjen rradha piano piano!

    Përgjigju
  • Linda: 26/01/2024 18:25

    Ilir Meta (Like hajdut floriri) duhet te jete ne burg jo te te japi fjalime one line neper kanale! Prap ky hajdut ordiner e ka bashkuar firmen e tij per te bllokuar zgjidhjen e proceseve zgjedhore!Nuk e kuotoj cfare vlere kane intervistat qe jepen te gazetaret se akoma te nen kuptimet kemi ngelur varur jo te zbatimet e ligjeve!Cdo vonese bie ne kurriz te popullit se gjithe batakcijt e tjere vazhdojn te shtojn pasurit e vjedhura!

    Përgjigju
  • servet: 26/01/2024 16:10

    Ky hajdut e kriminel i ndyre duhet arestuar dhe sekestruar gjith pasuria sepse eshte familje kriminale,nuk kuptohet perse jane kaq te vonuar.

    Përgjigju
  • Shkodra: 26/01/2024 15:49

    Dumani dje ne shkoder ne diagonale me grand hotel Europa por a.k.a ilir meta gon qela me shok , edhe diagonale me bashkine Voltana ademi ....projeksionet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja