Meta i kthehet sulmeve ndaj kreut të SPAK: Po tenton të bllokojë llogaritë bankare të PL! Kërcënon edhe bankën: Ju falimentoj për 24 orë

TIRANË- Teksa dukej se i kishte ‘lënë pas’ sulmet ndaj kreut të SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është rikthyer sërish me akuza. Me tone të ashpra, Meta akuzoi Altin Dumanin e Edi Ramën se kanë tentuar që të bllokojnë llogaritë bankare të Partisë së Lirisë në një bankë të nivelit të dytë në vendin tonë.

Në mbledhjen e Kryesisë së PL, Ilir Meta tregoi situatën e krijuar në bankë, ku sipas tij një drejtoreshë e bankës nuk kishte pranuar që veprimet t’i kryente personi i autorizuar për hedhjen e pagave, por do duhej të ishte i pranishëm vetëm Presidenti i PL.

Situata, sipas Metës, u zgjidh pas një telefonate me drejtorin më të lartë të bankës, por kreu i PL e sheh si një tentativë të Dumanit për të bllokuar llogaritë e partisë.

“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot, është se çuditërisht prej një kohe të caktuar kishim probleme me organizmin. Duan që Meta të merret me vogëlsira. Më e fundit ishte që prej disa kohësh kishte probleme për të paguar pagat e njerëzve që punojnë në PL. Autorizova një person të caktuar që të bëjë këto veprime. Vete te një bankë paraqet autorizimin, vulën, korrekt. Vete te banka tjetër, del një super zonjë dhe i thotë nga je ti. Jam përfaqësues i PL për të bërë veprime në emër të PL për shkak të llogarisë rrjedhëse që ka kjo parti. Ca je ti i thotë, këtu duhet të vijë presidenti i PL. Presidenti duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë, meqë keni bërë ndryshime në statut, e dinte ajo ishte e informuar, dhe pasi të marrë vërtetim që është president i PL, të shkojë dhe te noteri dhe në Lundër te arkivat, pastaj të vijë ai këtu. Petriti u tregua tropojan tolerant. Erdhi më tha kështu, kështu.

E mora drejtorin..O zoti president tha kënaqësi e madhe pas kësaj kohe të gjatë. Ti e di i thash që jam president i PL. I thash se çke një drejtoreshë që se di që jam, kërkon të vijë unë të firmos për të paguar pagat e punonjësve të Partisë së Lirisë. Më vjen keq tha, çpunë ke ti këtu. Unë jam gati i thash të vij, të vijë dhe ajo. S’na ka ndodh kjo në asnjë bankë tjetër. I thash që ajo punonjësja juaj i ka thënë që Presidenti të shkojë në Lundër. Shkoj dhe në Lundër i thash unë se kam problem, kjo nuk është normale. Ai më dërgoi mesazh pas 3 orësh, më tha më vjen keq për incidentin që ka ndodhur, personi që keni autorizuar është i mirëpritur që nesër", tha Meta. 

Pa e përmendur bankën me emër, me tone kërcënuese Meta iu drejtua bankës duke i thënë se e falimenton për 24 orë, vetëm duke u bërë thirrje qytetarëve që të tërheqin kursimet. 

"Mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin të gjitha kursimet, nga ajo bankë dhe çdo bankë. Ta falimentoj më keq se Suden. Ua them juve dhe gjithëve, pa ekspozuar bankën, se s’dua të dëmtoj asnjë bankë. Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëjë thirrje të largojnë kursimet, se o është bankë që ka falimentuar përderisa si përgjigjet PL për llogaritë, si do i përgjigjet qytetarit të zakonshëm. Nëse kjo bankë nuk njeh Ilir Metën president, si do njohë Dea Nakon si qytetare", tha Meta. 

Meta tha se këto sulme ndaj Partisë së Lirisë bëhen me qëllim asgjësimin e saj, por edhe të pluralizmit politik në vendin tonë.

Kë njeh president kjo drejtoresha, këlyshët e Dumdumanit, Ramoviçit. Kë njeh? Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës. Hë me Tedi, e fshehin dot po shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri.

Kujtojmë që Ilir Meta është në hetim pasuror nga SPAK, por nuk dihet nëse ka ndonjë veprim të SPAK për të bllokuar llogaritë në kuadër të këtij hetimi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Meta e akuzoi për marrëveshjen e detit, reagon Basha: Simbol i pandëshkueshmërisë, kërkon të bësh pazar në kurriz të demokratëve

1721729226_pdbasha.jpg

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës të Ilir Metës, ndërsa ky i fundit akuzoi si Ramën dhe Bashën për marrëveshjen e detit me Greqinë.

“Kë njeh president kjo drejtoresha, këlyshët e Dumdumanit, Ramoviçit. Kë njeh? Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës. Hë me Tedi, e fshehin dot po shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri”, tha Ilir Meta.

Në reagimin e tij, Basha thotë se Meta është simbol i pandëshkueshmërisë, ndërsa shton se ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij. Sipas Bashës, Meta kërkon që me këto akuza qesharake të bëjë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve.

“Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.

Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bëjë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.

Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj”, shkruan Basha.

Ora 19:52
'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

 

Presidenti i PL-së riktheu tonet e ashpra sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, duke sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Rama. Këtij të fundit i përmendi tokat në Gjipe, duke i thënë se nuk do t'i gëzojë. 

'Ti Ramoviç fëlliqësirë e kombit shqiptar. Ti që bëre dopjo lojë me atë tjetrin me detin. Ti që i ngul çdo ditë thika pas shpine Kosovës ta dish mirë që ato laraskat e ish LSI nuk të shpëtojnë dot ty. Edhe shumë shpejt do përgjigjesh. Ti dhe gjithë enturazhi yt për shërbimet armiqësore ndaj këtij kombi. Në Shqipëri është garë e madhe për tu shitur si parti atlantike, ne jemi parti patriotike. Ne luftojmë për parimet vlerat, moralin e gjyshërve tanë. Që për një fjalë luftonin në Vlorë. Që nuk kishin pension dhe për një fjalë luftonin për Shqipërinë. Ne nuk kemi parimet tuaja. Dhe ato tokat që more në Gjipe dhe në gjithë Shqipërinë nuk do ti gëzosh. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve, ta dish mirë ti. Kaq flasim për sot.'

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP DERRASH REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/08/2024 13:27

    Si ka mundēsi qē lit i lir like floriri. Prandaj dhe likja lef pa pushim.

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 16/08/2024 11:24

    Edi Rama, si Kryeminister dhe si Edi, ne keto gati 12 vite, ka bere pa fund denoncime e procese gjyqesore per SHPIFJE. Dhe i ka fituar, duke filluar me Sali Berisha e keshtu me radhe. Vereni me kujdes cudine: Edi Rama, as si Kryeminister dhe as si Edi, NUK KA BERE NJE DENONCIM PER SHPIFJE ndaj Ilir Meta(j)?! Mjaft me "Dekllarata"!

    Përgjigju
  • Skenaristi: 16/08/2024 08:33

    TRIMI GJA JAHOS.

    Përgjigju
  • Reo: 16/08/2024 06:42

    Si cdo kujt dhe ju...cfare e di veten ti more...po keshtu do te vish ne pushtet ti....zbato ligjin..tregohu modest dhe I perulur...

    Përgjigju
  • Monika: 16/08/2024 05:46

    Aman o Likes te kam xhan,le te bine dhe Pak temperatura se te 313 eshte shume vape.He xhani MONES

    Përgjigju
  • aliu: 16/08/2024 05:05

    VLORA KA LUFTUAR ME DJEMTE E SAJ NE 1920..MOR SHKERDHATE MUTI,,,SKRAPARLINJTE E QELBUR SI PUNA JOTE PER LUFTE KANE PATUR VJEDHJEN DHE VRASJEN E KUNDERSHTAREVE POLITIKE..

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2024 04:28

    Ore ju te SPAK-ut e te bankave c'keni bere keshtu?! Keni tentuar te bllokoni parate e PL?! Po si guxoni,po si tentoni te na e lini FLORIRIN tone pa /nafte/?! Po FLORIRI jone ka tre muaj a me teper qe ka dale ne /pension/,ka tre muaj e me teper, qe s'po le kend e skute te Shqiperise pa vizituar e shijuar, kur moshataret e tij punojne cdo dite me ore te tera e mezi mbyllin muajin! Me cfare financohen tere ai /pension/,shetitje e video qe i poston vazhdimisht? Na duhet nafte,nafte!! S'ka shaka sepse Likja eshte si ai personazhi grotesk tek /CIFTI I LUMTUR/,ju godet! /Une te godas!/-bertiste ai dhe Likja -/Une ju falimentoj!/

    Përgjigju
  • Entuziazmi: 15/08/2024 23:48

    Ore, kete entuziazem, mos e mori nga lajmet e fundit qe mesoi nga lindja?

    Përgjigju
  • sekretarja e rames..: 15/08/2024 23:45

    C'KE MOR ZAGAR I SALI BERISHES,,,QE BEN SI I FORTE,,,,NE BURG DO HYSH,,,ME QETESI E DASHURI...

    Përgjigju
  • Populli: 15/08/2024 22:51

    Presidenti dhe kryetari i kuvendit i zgjedhur nga sekti Rilindje. Dhe dalin keta enveristet dhe flasin kundra Likes dhe Sales, ne nje kohe kur jane e njejta race sovjetikesh.

    Përgjigju
    • E sakt: 16/08/2024 09:05

      Ke shum te drejt po ka prap qorra qe i besojn partive.

  • Linda: 15/08/2024 22:11

    Funderrina Like hajduti i bie tavolines e kercenon se drejtesia u shtrengon hekurat hallexhinjve jo grabitqareve!! Duhet bere nje pastrim rrenjesor ne te gjitha institucionet e drejtesis qe te shpetojm ne here e mire nga kriminelet e vertet te veshur me pushret!

    Përgjigju
  • Genti: 15/08/2024 22:10

    KY Zagar qe vetem kercenon arrin te flas si horr kercenon Bankat KY pleher duhet kalbur ne burg ,kto sduhet ten me ne skenen politike

    Përgjigju
    • Torja: 16/08/2024 06:34

      Në fakt duhet të vijë e të të heqë brekët ty dhe sojit tënd o Gent. Ky mirë është hajdut sipas asaj videos se famshme pp këta idhijt e tu Rilindas ça janë?????? Haje tasi me përshesh e hesht o Gent

  • Niku: 15/08/2024 21:27

    Ata qe bene luften e Vlores nuk ishin palaço cirku si puna jote as hajdute si ty, prandaj mos u hiq si patriot je nje cope legen i shpuar.vazhdo dhe ca kohe bej akrobacira se kur te vije ora sdo kesh mundesi te kacaviresh maksimumi do hidhesh nga krevati dy katesh.

    Përgjigju
  • Patrtja e pordhës: 15/08/2024 20:37

    Lef edhe pak lef o cop ???? sa te vij dita te paguash per krimet e tuaja

    Përgjigju
  • Miri: 15/08/2024 20:32

    O super hajdut .po të ishe ok nuk do bëjë si estetik vagabond

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'