'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

 

Presidenti i PL-së riktheu tonet e ashpra sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, duke sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Rama. Këtij të fundit i përmendi tokat në Gjipe, duke i thënë se nuk do t'i gëzojë. 

'Ti Ramoviç fëlliqësirë e kombit shqiptar. Ti që bëre dopjo lojë me atë tjetrin me detin. Ti që i ngul çdo ditë thika pas shpine Kosovës ta dish mirë që ato laraskat e ish LSI nuk të shpëtojnë dot ty. Edhe shumë shpejt do përgjigjesh. Ti dhe gjithë enturazhi yt për shërbimet armiqësore ndaj këtij kombi. Në Shqipëri është garë e madhe për tu shitur si parti atlantike, ne jemi parti patriotike. Ne luftojmë për parimet vlerat, moralin e gjyshërve tanë. Që për një fjalë luftonin në Vlorë. Që nuk kishin pension dhe për një fjalë luftonin për Shqipërinë. Ne nuk kemi parimet tuaja. Dhe ato tokat që more në Gjipe dhe në gjithë Shqipërinë nuk do ti gëzosh. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve, ta dish mirë ti. Kaq flasim për sot.'


Lajmi kryesor:

Meta i kthehet sulmeve ndaj kreut të SPAK: Po tenton të bllokojë llogaritë bankare të PL! Kërcënon edhe bankën: Ju falimentoj për 24 orë


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille