Meta sulmon SPAK: Shumë çështje që janë depozituar nga Partia e Lirisë nuk janë prekur

Meta sulmon SPAK: Shumë çështje që janë depozituar nga Partia e Lirisë nuk janë prekur

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar SPAK në lidhje me shumë çështje që janë depozituar nga PL, të cilat sipas tij ende nuk janë prekur.

Sipas Metës organi më i madh i drejtësisë tashmë është kthyer në një nga bizneset më të mëdha të qeverisë.

Ndërsa në konferencën e tij për median dje (31 tetor) Meta tha se ishte i gatshëm të shkojë sa herë ta thërrasin dhe nuk e shqetëson e kaluara e tij. 

Postimi i plotë nga Meta:

Shumë çështje që deputetë, funksionarë, drejtues të Partisë së Lirisë apo të opozitës i kanë depozituar në SPAK, të cilat cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik, të cilat dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, kanë firmosur emra të njohur publikë.

Ndërkohë, ju e keni parë që një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeverie është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, njerëz të dënuar nga gjykata, njerëz të dënuar edhe jashtë vendit jo vetëm këtu, të cilat ndiqen me prioritet dhe është e drejta e tyre t’i ndjekin.

Për ne ky nuk përbën asnjë lloj shqetësimi. Asgjë nuk na shfokuson në betejën tonë kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit dhe gjithashtu kjo është një përpjekje që ne bëjmë që edhe Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky presion kaq i madh intimidues.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja