Meta: T'i japim shans Petrit
Vasilit të bëhet kryeministër 
"Shqetësimi i Erës për zgjedhjen time President"

Meta: T'i japim shans Petrit<br />Vasilit të bëhet kryeministër <br />
Ilir Meta ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) të LSI-së, përpara se të bëjë betimin si President i Republikës.

Kryetari në detyrë i LSI-së tha se largimi nga forca politike të cilën ai e themeloi 13 vite më parë, ishte një sakrificë e jashtëzakonshme. 

Megjithatë, Meta shtoi se edhe me Petrit Vasilin në krye, LSI do njohë rritje, ndërsa shtoi se drejtuesit të ri të kësaj force politike duhet t'i jepet një shans edhe për qeverisjen e vendit. 

"LSI ka njohur rritje në çdo zgjedhje dhe në këto zgjedhje me kryetar Vasilin do të arrini një sukses të merituar. T'i japim edhe një shans Petrit Vasilit që të jetë njëshi i partisë, me përkrahjen tuaj le t'i japim shans që të jetë edhe njëshi i qeverisë", u shpreh Meta.

Ai solli në vëmendje betejën e LSI për të mbijetuar në skenën politike, ndërsa akuzoi dy partitë e mëdha PD dhe PS se në të shkuarën kanë tentuar ta shkrijnë atë. 

"Ka qenë një sakrificë të paimagjinueshme jo vetëm për mua, por për të gjithë ju, si Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon që atëherë ishte 17-vjeç. Në LSI të rinjtë dhe të rejat e gjejnë vetën si në asnjë vend tjetër. Kam dëgjuar se çdo të bëhet me LSI? Në këtë drejtim jam i qetë sepse e di që kjo forcë politike që është ndeshur me beteja të paimagjinueshme që në fillimet e saj, ka kaluar prova që do të kishin asgjësuar edhe forca më të mëdha politike.

Sot kur është më e fortë se kurrë, kur ka një lidership të sprovuar, jam i bindur se do të ketë një rritje të jashtëzakonshme në interes të stabilitetit, demokracisë dhe natyrisht edhe në shërbim të mirëqeverisjes së vendit për t'u ofruar të gjithë qytetarëve një shans më të mirë.

LSI nuk është krijuar si një parti pushteti, u krijua si reaksion kundër pushtetit arrogant, autoritar dhe harbut. Në vetëm pak muaj, në një betejë çnjerëzore kundër saj mori 120 mijë vota pa numërues, pa komisionerë,dhe duhet të kishte marrë 13-14 mandate nëse dy partitë kryesore nuk do kishin bërë super-Dushkun e turpshëm i cili u bë për të dëmtuar LSI-në. U ndryshua kushtetuta për të asgjësuar LSI-në, por ja që LSI jo vetëm nuk u asgjësua, por arriti të qëndrojë dhe të kthehet në faktor stabiliteti për vendin, integrimin e mjaft sfida të tjera"
, tha Meta. 

"Ultimatumet dhe bojkoti s'janë zgjidhje"
Ai i bëri thirrje edhe opozitës që t'i kthehet rrugës së dialogut. Meta tha se si President do të punojë në funksion të dialogut dhe mbrojtjes së demokracisë. 

“Ne demokraci nuk mund të t'i japin të gjitha. Absolutisht është e domosdoshme që duhet të luftosh që t'i fitosh ato të drejta demokratike që i takojnë opozitës dhe çdo qytetari. Dhe prandaj është edhe opozita për t'i fituar këto të drejta. Dhe të jete aktive, pjesëmarrëse, sepse bojkoti asnjëherë nuk është zgjidhje”, shprehet Meta.

Meta: Si e priti Era zgjedhjen time President
Kryetari i LSI në detyrë, Ilir Meta ka përshkruar momentin kur vajza e tij, Era, ka mësuar lajmin se babai i saj do zgjidhej President i Republikës.
 
Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, Meta tha se vajza e tij ndodhej në SHBA, ndërsa kur ka zbritur në aeroport ka marrë mesazhe urimi nga miqtë.
 
Sipas Metës, shqetësimi i saj nuk ishte nëse do të zgjidhej ai apo jo President, por fati i LSI-së.
 
"Era ka telefonuar në LSI, dhe shqetësimi i saj nuk ka qenë fakti nëse babai i saj do zgjidhej apo jo President, por se çfarë do bëhet më tej me LSI.
 
I thanë që unë do zgjidhesha president, por ajo i ishte përgjigjur ‘Lërë moj presidentin, po me LSI-në çfarë do bëhet
’”, vijoi Meta. 





Vasili: LSI sakrifikoi kryetarin për hir të zgjidhjes politike
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar Petrit Vasili ka deklaruar sot se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e lumtur që sakrifikoi kryetarin, por kjo ishte diçka që i duhej vendit. 
 
“LSI vuri në dispozicion mandatet vetëm e vetëm që t’i japë kujtdo të kuptojë që kemi një Shqipëri më të rëndësishme sesa fati politik i secilit prej nesh.
 
Kjo Shqipëri kaq e dhembshur për ne është ndryshe nëse ka zgjidhje që u shërbejnë të gjithëve sepse kështu krijohen shanse për të gjithë.
 
Çdo veprim politik që nuk përkthehet në përfitim për qytetarët riciklon interesin politik të radhës.
  
Ne të gjithë në këtë sallë nuk jemi të lumtur që ja dhuruam kryetarin zgjedhjes politike por e bëmë sepse jemi mësuar të sakrifikojmë për vendin
", tha Vasili.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën