TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kërkon që të verifikohet zbatimi i ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik. Duke folur në aktivin e Tiranës së Lëvizjes së Gruas për Integrim, Meta tha se duhet gjetur sa më shpejt një zgjidhje për të përndjekurit politik.
“Nuk mund të kaloj pa vëmendje dhe trishtim e shqetësim edhe një ngjarje tjetër që po ndodh përpara syve tanë, që është pikërisht greva e urisë, një sakrificë e jashtëzakonshme, do të thosha edhe e panevojshme, e cila po ndodh përpara syve tanë, të cilën ju e ndiqni edhe në medie, e cila është shoqëruar edhe me episode mjaft tronditëse dhe që vërtet ka dhe aspektin e saj politik, sepse po përdoret për qëllime politike.”, u shpreh Meta.
Kreu i LSI-së u shpreh se grevës së ish të burgosurve politikë duhet t’i jepet fund duke u zbatuar ligji.
“Ajo që duhet t’i bashkojë të gjithë në këtë drejtim është verifikimi i zbatimit të ligjit, është përpjekja për t’i dhënë fund kësaj greve dhe kësaj sakrifice të jashtëzakonshme sepse në radhë të parë zotërinjtë përveç vuajtjeve që bartin nga e kaluara, kanë gratë e tyre, kanë nënat e tyre, kanë vajzat e tyre, që natyrisht e përjetojnë këtë tragjedi për të ardhmen e tyre me tepër trishtim. Ndaj duhet të ecim fillimisht në këtë rrugë për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të përpjekjeve për të qetësuar këtë situatë, për t’i dhënë fund këtyre vuajtjeve dhe këtyre ngjarjeve të panevojshme sepse shoqëria jonë ka edhe plot vuajtje, ka edhe plot probleme të tjera sociale të cilat ne i vërejmë vazhdimisht.
Politika përballë kësaj greve, sipas Metës, duhet të të ndihmojë për zgjidhje dhe jo për të futur grupime të caktuara në qorrsokak sepse nuk kemi nevojë më për “koka turku”, as në jetën politike, as në të gjithë jetën tonë shoqërore. Kemi nevojë që të respektojmë ligjet dhe të drejtat e çdo individi, të drejtat që i takojnë sipas ligjit.”
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com