Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin e Rumanisë në Shqiperi Viorel Stanila, ndërsa  ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Rumanisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë.

Meta tha se Rumania përfaqëson një vend dhe popull mik për shqiptaret dhe qeveritë  e parlamentet e te dy vendeve po punojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushat politikë, ekonomike dhe kulturore.

Ambasadori i Rumanise Viorel Stanila shprehu kënaqësinë e shërbimit në Shqipëri gjate 5 viteve të kaluara dhe e falenderoi Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për mbështetjen dhe bashkëpunimin në vite.