Meta takim me ambasadorin e ri
çek, në fokus integrimi e turizmi

Meta takim me ambasadorin e ri<br />çek, në fokus integrimi e turizmi
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi sot një takim me mbasadorin e ri të Republikës Çeke në Shqipëri Jaroslav Ludva, të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrën e re.
 
Meta vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Republikës Çeke ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se në këtë drejtim bashkëpunimi ndërparlamentar është duke u thelluar më tej.
 
Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri Jaroslav Ludva shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe rikonfirmoi vullnetin e palës çeke për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.
 
Në këtë kuadër u theksua modeli i Grupit të Vishegradit dhe kontributi ndaj Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë.
 
Meta, duke konfirmuar vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e marrëdhënieve, vuri në dukje së bashku me Ambasadorin Ludva potencialet e shumta për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e bujqësisë dhe turizmit, duke vlerësuar numrin gjithnjë në rritje të turistëve çekë në vendin tonë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës