Kryetari i LSI, Ilir Meta priti një delegacion të Partisë Komuniste të Kinës, ndërsa theksoi se marrëdhëniet ndërparlamentare dhe ato ndërpartiake mes Shqipërisë dhe Kinës, vijnë duke u forcuar në shërbim të cilësisë së bashkëpunimit dypalësh.
Sipas Metës, vizita e Zhao Hongzhu në Shqipëri është tregues i vëmendjes që Partia Komuniste dhe autoritetet e Kinës i kushtojnë Shqipërisë, dhe veçanërisht zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Kreu i LSI, shprehu vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Komuniste të Kinës përmes shkëmbimit të eksperiencave reciproke në interes të zgjerimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve e popujve tanë.
Ndërsa Sekretari i Parë i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv. Sekretari i Komitetit Qendror për Inspektim Disiplinor të PKK, Zhao Hongzhu, shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Shqipëri dhe nënvizoi se Partia Komuniste e Kinës i sheh marrëdhëniet mes dy vendeve tona me prioritet të lartë, gjë që reflektohet edhe në shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve.
"Në këtë drejtim, PKK është e gatshme të thellojë më tej marrëdhëniet ndërpartiake me LSI-në" tha ai.
Sekretari i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv. Sekretar i Komitetit Qendror për Inspektim Disiplinor të PKK, shoqërohej prej Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri Jiang Yu gjatë takimit me kreun e LSI.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com