TIRANË- Shqiptarët në Maqedoni duhet të përfaqësohen denjësisht në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vendin fqinj. Kështu deklaroi kreu i Kuvendit Ilir Meta në një takim në Tiranë me kandidatin për President të Maqedonisë, Iljaz Halimi dhe kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ndërkaq nga ana e tij Iljaz Halimi dhe Menduh Thaçi siguruan kreun e Kuvendit, Meta se janë mobilizuar të gjitha palët me qëllim të maksimizimit të votës së shqiptarëve për kandidatin shqiptar për President të Maqedonisë, Iljaz Halimi.

Halimi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Kryetarit të Kuvendit ndaj shqiptarëve dhe mbarëvajtjes së të drejtave të tyre në Maqedoni, dhe vuri në dukje se hapësirat shqiptare në Maqedoni kanë nevojë për më tepër vlera dhe kulturë pozitive demokratike.

Kryetari i Kuvendit Meta nënvizoi gjithashtu se përqasja në vazhdimësi konstruktive e Shqipërisë ndaj vendeve fqinje, është gjithnjë në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të vendeve tona.

Meta nënvizoi gjithashtu se përqasja në vazhdimësi konstruktive e Shqipërisë ndaj vendeve fqinje, është gjithnjë në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të vendeve tona.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)