Meta takim me homologen serbe
e fton për vizitë zyrtare në Beograd

Meta takim me homologen serbe<br />e fton për vizitë zyrtare në Beograd
GJENEVE- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme takime me homologet e tij të Australisë dhe Serbisë në kuadër të të Sesionit të 131 të Unionit Ndërparlamentar që po zhvillohet këtë javë në Gjenevë.
 
Në takimin me Kryetaren e Asamblesë Kombetare të Serbisë, Maja Gojkovic, të dyja palët shprehën vullnetin e përbashkët për forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, duke theksuar se të dyja vendet gjenden sot në një moment pozitivë për integrimin.
 
Kreu i Kuvendit u takua edhe me me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Bronëyn Bishop Meta dhe Bishop vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Australisë dhe ndanë bindjen e një forcimi të bashkëpunimit ndërparlamentar të të dyja palëve.

Në fund të takimeve kryeparlamentari ftoi për një vizitë zyrtare në Tiranë të dy homologet e tij. Në këtë vizitë në Gjenevë, kryetari i Kuvendit shoqërohet nga deputetët Arta Dade dhe Shpëtim Idrizi.

Meta fton në Shqipëri Gojkoviç: Forcim të marrëdhënieve, dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë
Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi sot një takim me me Kryetaren e Asamblesë Kombetare të Serbisë, Maja Gojkovic, në kuadër të punimeve të Sesionit të 131 të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes Shqipërisë dhe Serbisë duke theksuar se përshpejtimi i ritmit të shkëmbimeve parlamentare do të kontribuojë ndjeshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë kyç për të ardhmen dhe stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit. Në këtë kontekst, Meta e ftoi Gojkovic të vizitojë Tiranën në një të ardhme të afërt.

meta gojkovic
(Në foto: Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me Kryetaren e Asamblesë Kombetare të Serbisë, Maja Gojkovic)

Nga ana e saj, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Gojkovic shprehu kënaqësinë për vullnetin e qartë dypalësh për forcimin e marrëdhënieve duke vënë në dukje se të dy vendet gjenden sot në një moment pozitiv të procesit të integrimit evropian. Në këtë kuadër, Gojkovic theksoi se institucionet parlamentare mund të japin një mesazh të fortë bashkëpunimi në emër të të dy popujve. Gojkovic gjithashtu shprehu dëshirën për një vizitë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Beograd.

Duke biseduar për zhvillimet në rajon, Meta vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës duke e cilësuar si një proces tepër të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit rajonal, që siç nënvizoi Meta Shqipëria e mbështet fuqimisht këtë proces. 

meta gojkovic
(Në foto: Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me Kryetaren e Asamblesë Kombetare të Serbisë, Maja Gojkovic)

Meta-Bishop: Të forcojmë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Australisë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua sot me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Bronëyn Bishop

Meta dhe Bishop vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Australisë dhe ndanë bindjen se forcimi i dimensionit parlamentar do të hapë rrugën për një intensifikim konkret të shkëmbimeve të gjithanshme mes dy vendeve. Në këtë kuadër, Meta e ftoi homologen Bishop për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi. 

Meta dhe Bishop vlerësuan gjithashtu prezencën dhe rolin kontribues të komunitetit shqiptar në Australi si një urë e fortë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve.


meta bishop
(Në foto: Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Bronëyn Bishop)

Meta në Gjenevë, do të flasë në debatin për barazinë gjinore
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në Gjenevë në krye të delegacionit të Unionit Ndërparlamentar. Meta do të flasë në Debatin e Përgjithshëm në Gjenevë që këtë vit mbahet për barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave.
 
Në këtë vizitë, kryetari i Kuvendit shoqërohet nga deputetët Arta Dade dhe Shpëtim Idrizi.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim