Presidenti Meta priti në takim një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë të cilët i janë drejtuar me një kërkesë për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”.

Ata kërkojnë realizimin sa më shpejt të këtij projektit. Gjithashtu ata janë drejtuar me një peticion institucioneve shtetërore për këtë çështje.

Përfundimi i këtij segmenti, pjesë e Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës, është  e rëndësishme, me një impakt të madh për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të zonës, por edhe të Shqipërisë.

Presidenti Meta, shprehu mbështetjen e tij për kërkesën e drejtë të këtij komuniteti. Gjithashtu, kreu i shtetit shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të vënë menjëherë në lëvizje të gjitha institucionet shtetërore, për të mundësuar zbatimin dhe përfundimin sa më parë të ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”.