Meta takim me pensionistët: Qeveria ju shpërfill, ne do bëjmë çdo gjë që të dyfishohen pensionet

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një takim me të pensionistët që ka zhvilluar ditën e sotme ka akuzuar qeverinë se ajo po e shpërfill pjesën e pensionistëve.

Meta premtoi se në mandatin e parë kur ato të vijnë në qeveri do të bëjnë gjithçka që të dyfishohen pensionet. Sipas Ilir Metës kjo qeverisje punon në interes të oligarkëve.

‘Kostoja e jetesës është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Pensionet kanë mbetur në vend.  Ka një shpërfillje të madhe të qeverisë ndaj pensionistëve. Nëse nga vitit 2005-2013 pensionet u rritën me 70% në vitet aktuale u rritën vetëm më 22%. Nuk ka prioritet pensionistët. Shohim 0 përkujdes për pensionistët dhe zemërgjerësi pafund për emigrantët. Shohim sesi e shpërndan këtë të ardhur qeveria. Një pjesë e madhe prej jush, kur shëndeti është një sfidë e madhe. Rimbursimi i barnave nuk po funksionon. Shpreh solidaritetin më të madh të PL-së me të gjithë ju dhe të gjithë pensionistët. Mbështetja për ju do të jetë një prioritet shumë i madh për secilin prej jush. Në mandatin e parë në të ardhmen do të bëjmë gjithçka që të dyfishohen pensionet’- tha Meta.

Meta theksoi se pensionistët nuk do të paguajnë më nga xhepi asnjë lekë për ilaçet.

“Pensionistët nuk do të paguajnë më nga xhepi asnjë lek për ilaçet, që do t’ju rekomandojnë mjekët me recetë.”, shkruan Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 23/03/2023 19:55

    Partia e liris e perber nga gjithe farefisi i Skraparit,po mundohet prap te kapi vendet kyce ne qeveri po per fat te keq jane te ngopur njerzit me genjeshtra!

    Përgjigju
  • Rolandi: 23/03/2023 11:54

    Pirdh se lirohesh komandanti I ajduterve

    Përgjigju
  • dajlan: 23/03/2023 11:19

    O matuf pleq qe i besoni hajdutit te floririt.

    Përgjigju
  • joker: 23/03/2023 10:52

    ca thot ky mer jahuuu , dyfishim pensioni e uje e drita 24 ore, nrm pleqte i genjeni me kto premtimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse