TIRANË-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së së Tiranës.

Gjatë takimit, Kryetari i LSI-së vuri theksin tek zbatimi i vendimeve të marra në Konventën Kombëtare Zgjedhore të mbajtur në datat 3 dhe 4 dhjetor.

Duke folur për rritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta theksoi se prirjet e reja në parti duhet të reflektohen edhe në strukturat drejtuese të saj në mënyrë që forumet e reja të sjellin impulse të reja në parti.

“Të zbatojmë vendimet që u morën në Konventën Kombëtare Zgjedhore. Brenda muajit janar do të mbahet konventa për degën e LSI-së, Tiranë. Rritja e LSI-së të reflektojë në rinovimin e strukturave drejtuese në mënyrë që forumet e reja të sjellin impulse të reja”, - theksoi Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com