FRANCE- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Francë, është takuar me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Europiane në Asamblene Kombëtare franceze, Danielle Auroi.

Kreu i Kuvendit gjatë takimit është ndalur tek arritjet e bëra nga vendi ynë deri më tani, ndërsa vlerësoi përkrahjen e Francës në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
 
“Progresi i dukshëm i Shqipërisë është reflektuar edhe nga Progres Raport. Statusi për Shqipërinë është një kontribut pozitiv për gjithë rajonin. Po kështu, Shqipëria çmon përkrahjen e Francës për integrimin”, u shpreh Meta.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)