Meta takohet me ministrin kosovar: Të shfrytëzojmë me racionalitet pasuritë tona kombëtare

Meta takohet me ministrin kosovar: Të shfrytëzojmë me racionalitet pasuritë tona kombëtare

Presidenti Ilir Meta dhe ministri kosovar i Mjedisit Fatmir Matoshi

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Kosovës, Fatmir Matoshi, është pritur sot në një takim nga presidenti i vendit, Ilir Meta. Gjatë këtij takimi, Meta theksoi nevojën për angazhimin e përbashkët që të gjitha pasuritë kombëtare të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të të dy vendeve tona.

Pata kënaqësinë të takoja sot ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Z.Fatmir Matoshi. Ndamë të njëjtin mendim se kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.  Të gjithë së bashku, veçanërisht të rinjtë, duhet të kontribuojmë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm dhe të ruajmë si sytë e ballit resurset tona natyrore të jashtëzakonshme. Zhvillim të qëndrueshëm pa mbrojtjen e mjedisit nuk mund të ketë.

Presidenti i vendit Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin