Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në fjalën e tij u ndal edhe tek takimi që zhvilloi në Gjenevë gjatë muajit të kaluar me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Maja Gojković.
Meta dhe Čomić ndanë bindjen e përbashkët se bashkëpunimi konstruktiv mes Shqipërisë dhe Serbisë është i domosdoshëm për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.
Në këtë kuadër u vlerësua vizita e pritshme e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi si një kontribut pozitiv për perspektivën e përbashkët evropiane të të dy vendeve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)