Meta takon Ahmetin:Me rëndësi
zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Meta takon Ahmetin:Me rëndësi<br />zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit
Pas takimit me kreun e BDI Ali Ahmeti kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur se duhet të rritet bashkëpunimi i faktorit shqiptar në kuadër të një Maqedonie më Europiane. 

"Mund të them se e vetmja mbështetje që mund të japim ne është për procese stabilizuese, demokratizuese, europianizuese. Duhet të rrisim bashkëpunimin e faktorit shqiptar në kuadër të një Maqedonie më Europiane", tha Meta.

Sipas Metës është e rëndësishme që procesi i formimit të qeverisë maqedonase të përmbyllet në mënyrë sa më demokratike duke bërë të mundur që të drejtat e shqiptarëve të jenë të prekshme përmes zbatimit konkret të Marrëveshjes së Ohrit.
 
“Sigurisht për të ardhmen është e rëndësishme qe ky proces të përfundojë në tërësinë e tij në mënyrën më demokratike. E rëndësishme për ne është që të drejtat e shqiptarëve të bëjnë progres të prekshëm përmes një zbatimi konkret të Marrëveshjes së Ohrit", u shpreh Meta.

Ali Ahmeti: Është herët të filet për përcaktime të Bashkimit Demokratik për Integrim

Ndërsa kryetari i BDI, Ali Ahmeti është shprehur se politika shqiptare ka mbajtur qëndrime korrekte rreth situatës në Maqedoni ndërsa u shpreh se është ende herët të flitet për koalicion nga BDI.  
 
Në zgjedhjet e të dielës BDI e Ahmetit fitoi 10 deputetë duke u renditur partia e parë shqiptare e ndjekur nga lëvizja Besa e cila mori 5 deputetë.

“Ne presim certifikimin e rezultateve, do vendosim mbi axhendën. Në radhë të parë ne mbrojmë interesat e komunitetit shqiptar në Maqedoni dhe pala në të cilën do negociohet në të ardhmen sigurisht që prioritet për ne ka doktrina jonë që ne ja kemi paraqitur elektoratit dhe do përpiqemi dhe do punojmë që ajo axhendë të realizohet. Akoma është herët të filet për përcaktime të Bashkimit Demokratik për Integrim pa u mbledhur organet e partisë dhe për të bërë një analizë më të thelluar për situatën. Me rëndësi në këto momente është se vendi nuk duhet të rikthehet në krizë. Unë pashë shumë nga personalitete drejtuese të politikës shqiptare që ishin në qëndrime shumë korrekte që në radhë të parë mbështesin proceset në radhë të parë paqësore, duan një Republikë të Maqedonisë të paqtë dhe stabël dhe se forcat politike në vend duhet të vetëvendosin vetë mbi programet e tyre politike”, tha Ahmeti. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)