“Azerbajxhani i kushton rëndësi forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë veçanërisht në kuadër të projektit TAP i cili do të hapë mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve”. Kështu deklaroi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ndërsa priti kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Duke biseduar mbi ecurinë e projektit strategjik TAP, kreu i Kuvendit dhe presidenti Aliyev ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit me qëllim hartimin e një masterplani për gazifikimin e plotë të Shqipërisë duke përfituar nga eksperienca azere në fushën e naftës dhe gazit.

Meta tha se Azerbajxhani përfaqëson një partner të rëndësishëm për Shqipërinë dhe në këtë kuadër, "duke vlerësuar ndjenjat miqësore mes dy popujve, ne dëshirojmë forcimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike".
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)