TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta priti sot Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Christine Moro. Duke u ndalur tek zgjedhjet parlamentare tw 23 qershorit 2013, Ambasadorja Moro e përgëzoi Metën për rezultatin e arritur nga LSI-ja, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.
 
Ndërsa Meta tha se është përgjegjësi e forcës që ai drejton, që të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politikë. “Është përgjegjësia jonë të tregojmë pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushtë me të gjithë aktorët, opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, në funksion të politikave që sjellin investime e punësim, dhe që i shërbejnë axhendës europiane të Shqipërisë”.
 
Meta theksoi se LSI-ja do vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në politikën shqiptare dhe se integrimi evropian, veçanërisht marrja e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti, do të jetë prioritet parësor.
 
Ambasadorja Moro e garantoi kreun e LSI për mbështetjen e Francës në këtë proces dhe shprehu vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorët prioritarë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)