Meta takon ambasadoren kanadeze: Mbrojtja e shtetit të së drejtës, prioritet i përbashkët

Meta takon ambasadoren kanadeze: Mbrojtja e shtetit të së drejtës, prioritet i përbashkët

Mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës janë disa nga prioritetet që ambasadorja kanadeze ka gjatë mandatit të saj në Tiranë. Kjo u bë e ditur gjatë takimit që ambasadorja Alexandra Bugailiskis zhvilloi paraditen e së mërkurës me presidentin Meta. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Meta ka kërkuar nga ambasadorja më shumë investime kanadeze në Shqipëri, rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, ndërsa i ka shprehur mirënjohjen e tij në lidhje me modelin dhe respektimin e diasporës shqiptare në Kanada.

'Shumë i lumtur të prisja sot Ambasadoren e Kanadasë, Sh.E.Znj Alexandra Bugailiskis. Falenderova Ambasadoren që prioritete të asistencës së qeverisë së saj për Shqipërinë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Vlerësova bashkëpunimin në fushën politike dhe atë të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Inkurajova për më shumë investime kanadeze në Shqipëri.

Shpreha mirënjohjen e thellë për integrimin model të diasporës shqiptare në Kanada. Kërkova sa më shpejt ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, që do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada. Shpreha bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen', thuhet në njoftimit e presidencës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë