Meta përshëndeti Kryetarin e Bashkisë së Selanikut për mbështetjen e pakursyer ndaj komunitetit domethënës shqiptar në Selanik dhe në rrethinat e tij.
Gjithashtu Meta përgëzoi Boutaris për marrëveshjen e binjakëzimit mes qyteteve të Selanikut dhe Durrësit duke vënë në dukje se këto dy qytete të rëndësishme janë porta hyrëse të investimeve të huaja në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Selanikut Yiannis Boutaris shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Shqipëri duke nënvizuar se Greqia, dhe në veçanti Selaniku e vlerëson praninë dhe kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Greqi, komunitet për të cilin duhet bërë më shumë në të ardhmen.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)