Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë qëndrimit në Sarajevë, kur mori pjesë në samit, zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Kreu i shtetit teksa ka publikuar fotot në faqen e tij në Facebook, thotë se ishte kënaqësi që ishte Presidenti i parë shqiptar që vizitoi këtë seli që drejtohet nga një shqiptare. Meta vlerëson punën e Bregut.
"Kënaqësi të jem Presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj.Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpëjtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor" shkruan Meta.