TIRANE- Kreu i Lëvizjes Sicilaliste për Integrim, Ilir Meta, është njohur nga afër me shqetësimet e emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Gjatë një takimi të organizuar nga strukturat e kësaj force politike në qytetin e Larisës, Meta, u ndal të problemet e emigrantëve dhe rrugët për zgjidhjen e tyre.
“Ka burokraci dhe pengesa artificiale nga doganat dhe ne do të angazhohemi për t’i lehtësuar këto pengesa e vështirësi. E dimë që keni probleme me çertifikatat me fëmijët dhe për këtë çështje është diskutuar disa herë dhe janë bërë propozime konkrete nga pala shqiptare dhe shpresojmë në një reagim të shpejtë dhe pozitiv nga ana e qeverisë greke.
Meta shtoi se krijimi i lehtësirave fiskale më qëllim nxitjen e emigrantëve për hapjen e bizneseve përfshihet në politikat ekonomike të kësaj force politike.
Ndërkohë që Meta vlerësoi gjithashtu kontributin ndër vite të emigratëve shqiptarë në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com