Meta takon fermerët: Qeveria
mbështetje për prodhimin vendas

Meta takon fermerët: Qeveria<br />mbështetje për prodhimin vendas
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka siguruar fermerët dhe grumbulluesit e prodhimeve bujqësore në Lushnjë dhe në Fier se paketa fiskale për bujqësinë është një mbështetje e jashtëzakonshme për prodhimin vendas dhe për eksportet.
 
Gjatë një vizite në një pikë grumbullimi Meta, deklaroi se duhet të zhvillohet edhe një tryezë me fermerë dhe me grumbullues për të sqaruar paketën e re fiskale për bujqësisë.

ilir meta

 
“Ne do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha këto pengesa dhe moskuptime. Duhet të zhvillojmë një tryezë edhe me fermerë dhe me grumbullues për të sqaruar paketën fiskale për bujqësinë, sepse është një mbështetje e jashtëzakonshme për prodhimin vendas dhe për eksportet. Dhe ju, duke qenë se përfaqësoni një nyje aq vendimtare dhe të rëndësishme që ka të bëjë me grumbullimin dhe me eksportin, duhet njëkohësisht të bashkërendoni me ne, me Drejtorinë e Bujqësisë këtu,por dhe me fermerët për të sqaruar të gjitha avantazhet që vijnë që nga barazimi i TVSH-së dhe nga zgjidhja e elementëve të tjerë të paketës fiskale. Ka një kërkesë të madhe për prodhime bujqësore për eksport jashtë vendit”, deklaroi Meta.  

ilir meta 2


Sipas tij prioritet do të jetë jo vetëm mbështetja për subvencionimin e lëndës djegëse, por stimulimi i teknologjive të reja që ulin koston. Kryetari i Kuvendit tha se mbështetja në Buxhetin e Shtetit për vitin e ardhshëm do të shtohet, jo vetëm për bujqësinë në përgjithësi, por në veçanti për rritjen e sipërfaqeve me sera.
 

Ai tha se fermerët do të përfitojnë mbështetje dhe subvencionim për plasmasin në mënyrë të veçantë dhe për vaditjen me pika.


ilir meta 3


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna