Meta takon Gjonin: BSH faktor
stabiliteti, mbështetje pavarësisë

Meta takon Gjonin: BSH faktor<br />stabiliteti, mbështetje pavarësisë
TIRANE - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta takoi sot guvernatorin në detyrë të Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni.

Kryeparlamentari mësohet të ketë shprehur mbështetje ndaj pavarësisë së institucionit të Bankës qendrore.

Në vlerësimin e tij Banka ka qenë faktor stabiliteti, ndërsa shtoi se duhet të forcohet bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare.
 
 “Dua të shpreh mbështetjen e Kuvendit për pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Ky institucion ka qenë dhe mbetet një faktor stabiliteti. Ne duhet të forcojmë akoma më shumë bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare”, u shpreh ndër të tjerash z. Meta gjatë takimit me znj. Gjoni. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën