Meta takon deputetin gjerman Hahn: Hapja e negociatave dhe sfidat e Shqipërisë për përparimin e procesit

Meta takon deputetin gjerman Hahn: Hapja e negociatave dhe sfidat e Shqipërisë për përparimin e procesit

Ilir Meta takon deputetin gjerman Florian Hahn

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me zëdhënësin e grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, deputetin Florian Hahn.

Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë në të gjitha nivelet, në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Presidenti theksoi se çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Këshillit të qershorit do të ishte qasja më e mirë strategjike për vendin dhe për BE-në, duke patur parasysh se Shqipëria i ka shumë të qarta sfidat që duhet të kapërcejë për përparimin në hapat e mëtejshëm të procesit.


(Ilir Meta pasi takon deputetin gjerman Florian Hahn)

Kreu i Shtetit shtoi se procesi i negocimit për çdo kapitull është një mekanizëm efikas si për arritjen e rezultateve konkrete ashtu edhe për një monitorim më të afërt dhe bindës për çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Në përgjigje të interesit mbi reformën në gjyqësor, Presidenti Meta vuri në dukje se procesi i vetingut duhet të nxjerrë më shumë në pah vlerësimin mbi nivelin e profesionalizmit dhe cilësinë e vendimeve gjyqësore, të cilat janë kyç për besueshmërinë e publikut tek institucionet e drejtësisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale