Meta takon Haradinajn: BE t’i
heqë sa më shpejt vizat Kosovës
Në vijim të vizitës shtetërore në Kosovë, Presidenti Meta, u takua me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryemininstrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dalibor Jevtiq dhe Dardan Gashi.
Në vijim të vizitës shtetërore në Kosovë, Presidenti Meta, u takua me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryemininstrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dalibor Jevtiq dhe Dardan Gashi.
Presidenti Meta theksoi se ka ardhur koha që këto marrëdhënie të pasurohen më shumë dhe çështjet e prekshme e konkrete të gjejnë zgjidhje për qytetarët e të dy shteteve veçanërisht nëpërmjet agjendës së përbashkët të dy qeverive, duke u fokusuar tek infrastruktura, arsimi, lëvizja e lirë dhe heqja e çdo barriere burokratike ndërmjet dy vendeve tona
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e trajtimit të të gjitha çështjeve dypalëshe, të cilat mund të marrin udhë përmes vendimmarrjes politike gjatë takimit të ardhshëm të dy qeverive.
Ai u shpreh plotësisht në mbështetje të këtij procesi me rëndësi jetike si për qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në dobi të marrëdhënieve strategjike e vëllazërore ndërmjet nesh.
Gjithashtu, Presidenti Meta e siguroi edhe Kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e fortë e të gjithanshmme të Shqipërisë për Kosovën në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe anëtarësimin e plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta iu referua nevojës së madhe për liberalizimin sa më shpejt të regjimit të vizave nga ana e BE-së për qytetarët e Kosovës dhe, duke iu referuar kushtëzimit të demarkacionint të kufirit me Malin e Zi, si një sfidë tashmë të pashmangshme, shprehu besimin se kjo çështje do të gjente një zgjidhje të shpejtë në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë me këtë vend fqinj.
Ndërsa, duke vlerësuar nevojën e vazhdimin dhe përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Meta u shpreh se vijimi dhe konkretizimi i këtij dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për këto dy vende por edhe për të gjithë rajonin sigurinë dhe të ardhmen e tij.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
37.9%
-
Opozitës
10.3%
-
Qytetarëve
51.8%
Vota total: 5567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja shton 28 zyrtarë bjellorusë dhe “propagandistë” në listë të zezë
5 Gusht, 17:32
-
Zyrtare/ ‘Rrufe në qiell të hapur’, Partizani shkarkon Orges Shehin
5 Gusht, 17:20
-
Incidenti i Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Maqedonia kallzon shefin e sigurisë së kryeparlamentarit: Kërcenoi me armë një punonjës
5 Gusht, 17:09
-
Këngëtarja Adele zbulon këngën që i ndryshoi jetën: Isha në depresion, qaja shpesh
5 Gusht, 17:09
-
Kryeministri britanik Starmer takim urgjent me ministra dhe zyrtarë: Protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e ligjit
5 Gusht, 16:43
-
Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm
5 Gusht, 16:18
-
Fitorja e Tavos dhe PS në Himarë/ Martin Leka: Tregues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita në alarm! Vota ishte protestë ndaj Belerit
5 Gusht, 16:15
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Institucionet qendrore rrisin borxhet, shkojnë 3.5 mld lekë! Ministria e Infrastrukturës kërkon fond t’i shlyejë
5 Gusht, 15:59
-
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin
5 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ Shkruhet historia, ekipi i refugjatëve siguron medaljen e parë
5 Gusht, 15:51
-
Zjarr në kodrat e fshatit Valas në Cërrik, shkrumbohen nga flakët sipërfaqe me ullinj (VIDEO)
5 Gusht, 15:46