Meta takon homolog azerbajxhanas
'Fazë të re marrëdhëniesh pas TAP'

Meta takon homolog azerbajxhanas<br />'Fazë të re marrëdhëniesh pas TAP'
Gjatë vizitës zyrtare në Azerbajxhanit, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Parlamentit të Azerbajxhanit, Ogtay Asadov. Gjatë takimit Meta theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë kanë hyrë një fazë të re dinamike me miratimin e projektit TAP.

Marrëdhëniet tona kanë hyrë në një fazë të re dinamike me miratimin e projektit TAP, i cili ka një rëndësi gjeostrategjike për gjithë Evropën, dhe në këtë drejtim ne mbetemi të përkushtuar për suksesin e këtij projekti madhor që do të hapë rrugën edhe për gazifikimin e plotë të Shqipërisë dhe për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, u shpreh - Meta.

Kryetari i Milli Mejlis, Asadov i uroi mirëseardhjen Meta dhe delegacionit parlamentar duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore e tradicionale mes dy popujve si një bazë e fortë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit Meta duke e falënderuar homologun e tij për ftesën në Azerbajxhan, shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë azere gjatë qëndrimit në Baku dhe vlerësoi qartësinë e vizionit të perspektivës së marrëdhënieve dypalëshe që të dy vendet ndajnë së bashku.
 
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Kryetari i Parlamentit të Azerbajxhanit Asadov biseduan në përfundim mbi konkretizimin e projekteve dypalëshe dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike e tregtare, duke vënë theksin në thithjen e ekspertizës azere në industrinë e naftës dhe gazit, trajnimin e specialistëve shqiptarë, tek investimet në turizëm dhe tek bashkëpunimi në fushën e agro-përpunimit ku Shqipëria ofron potenciale të mëdha.
 
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Baku,  u prit në Milli Mejlis nga Kryetari i Parlamentit të Azerbajxhanit, z. Ogtay Asadov. Kryetari i Kuvendit shoqërohej prej Kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Azerbajxhan, Luan Rama dhe Anëtarit të Komisionit të Jashtëm, Ben Blushi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim