Meta takon homologun britanik:
Vlerësojmë progresin e Shqipërisë

Meta takon homologun britanik:<br />Vlerësojmë progresin e Shqipërisë
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Britaninë e Madhe, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, John Bercow.

Kryetari i Kuvendit, Meta e falënderoi homologun Britanik, Bercow për ftesën dhe për mikpritjen e ngrohtë që i është rezervuar delegacionit parlamentar shqiptar gjatë qëndrimit në Londër dhe vlerësoi mbështetjen britanike në vite ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Në këtë kuadër, z. Meta u shpreh se Shqipëria është krenare për lidhjet historike dhe veçanërisht për komunitetin e mirëintegruar shqiptar në Britaninë e Madhe, të cilët japin një kontribut të vyer në lidhjet dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

 “Ky komunitet duhet përdorur si një baze solide për konsolidimin e lidhjeve mes dy vendeve tona”, - theksoi z. Meta.

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Britanik, John Bercow i uroi mirëseardhjen Metës dhe delegacionit shqiptar në Londër dhe vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson progresin e madh që Shqipëria ka shënuar në vite.

Bercow u shpreh se të dy vendet gëzojnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi dhe ndajnë interesa të përbashkët strategjike në fushën e sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe anti-terrorizmit si vende anëtare të NATO-s.

Duke prekur çështjet e bashkëpunimit dypalësh, dy kryeparlamentarët diskutuan mbi reformën në drejtësi duke vlerësuar votimin konsensual të ndryshimeve kushtetuese dhe në këtë kuadër, mbështetjen britanike në fushat e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje që kontribuon edhe në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Z. Meta dhe z. Bercow ndanë bindjen se marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve duhen forcuar në mënyrë konkrete, veçanërisht në fushat e sigurisë, turizmit dhe energjisë, dhe në këtë drejtim marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme.

Në këtë kontekst, u vlerësua krijimi i Grupit Gjithëpartiak të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik puna e të cilit do të drejtohet nga deputetja Madeleine Moone dhe Lord Bowness, dy anëtarë aktivë të të dy dhomave të parlamentit.

Z. Bercow nënvizoi se Britania e Madhe e mbështet zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin demokratik institucional të Shqipërisë, dhe në këtë drejtim Parlamenti Britanik do të punojë së bashku me Kuvendin e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin dhe partneritetin mes dy vendeve, veçanërisht në kontekstin e referendumit britanik mbi Bashkimin Evropian.

Duke çmuar miqësinë e vjetër dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, Meta e ftoi Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Britanik, John Bercow për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron