Meta kërkon të bëhet faktor nga Prishtina, takon Kurtin: Nesër në mbledhjen e qeverisë mes dy vendeve, të nënshkruhen të gjitha marrëveshjet

KOSOVË- Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ka pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti, në të cilin është diskutuar mbi mbledhjen e dy qeverive ditën e nesrëme në Elbasan. Meta është shprehur se 15 marrëveshjet mes dy palëve duhet të firmosen për të përmirësuar jetën e qytetarëve të dy vendeve.

Meta ka vënë theksin në vënin në zbatim të dy projekteve për ndërtimin e linajve hekurudhore, Durrës - Prishtinë dhe Shkodër - Gjakovë.

"Përherë i lumtur të takohem me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bashkëndamë sot në Prishtinë urimet më të përzemërta me rastin e festës kombëtare, Ditës së Flamurit. Vlerësuam marrëdhëniet strategjike dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe theksuam domosdoshmërinë që marrëveshjet ndërqeveritare të konkretizohen në praktikë, për t'i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të lidhjeve, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë. Me shumë rëndësi është jetësimi i projekteve të reja të përbashkëta infrastrukturore, si ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës - Prishtinë dhe Shkodër - Gjakovë", shkruan Meta. 

Ndërkohë, pak më herët Meta gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, i është rikthyer sërish sulmeve ndaj qeverisë. Që pas zgjedhjeve të 25 prillit, Meta ka qenë në heshtje, ndërsa ‘u zgjuar’ nga akuzat që i bëri Basha për trekëndëshin e Bermudës. Ky zgjim ka sjellë edhe rikthimin e sulmeve të tij ndaj qeverisë, ku është fokusuar në nismën Ballkani i Hapur, pikërisht në Prishtinë, e cila ende nuk pranon të bëhet pjesë. 

Teksa i shprehu Kryeparlamentarit Konjufca vlerësimet për përparimin e gjithanshëm të Kosovës, duke vlerësuar në veçanti proceset e fundit zgjedhore, si një shembull i shkëlqyer i konsolidimit të shtetit ligjor,  ai foli edhe për Ballkanin e Hapur duke e cilësuar si nisëm që nxit përçarjen dhe nuk është i njëjtë me procesin e Berlinit.

Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE-së, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues. Përkundrejt kësaj, Ballkani i Hapur është nisëm përçarëse dhe përjashtuese”, tha Meta.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e thellimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona, duke evidentuar rëndësinë e konkretizimit të të gjitha angazhimeve ndërqeveritare mbi heqjen e barrierave ekonomike dhe tregtare ndërmjet nesh, nëpërmjet nismave konkrete ligjore.

Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit Konjufca, Presidenti Meta nënvizoi nevojën imediate për konsensus politik të brendshëm dhe një platforme gjithëpërfshirëse për vijimin e dialogut me Serbinë, në bashkëpunim shumë më të ngushtë me partnerët tanë strategjikë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit.

Kreu i Shtetit theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë.

Meta në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialogu Kosovë- Serbi

Gjatë vizitës në Kosovë, Presidenti Ilir Meta ka takuar homologen e tij Vjosa Osmanin ku është diskutuar mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Meta ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë, duke u ndalur edhe në mbledhjen e qeverisë që do zhvillohet ditën e nesërme në Elbasan.

"Gjithmonë kënaqësi të takoj Presidenten e Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Ndamë sot në Prishtinë urimet më të ngrohta për festën kombëtare të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit dhe zhvilluam një bisedë të hapur për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.

Me shumë rëndësi konsolidimi i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, në kuadër edhe të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit.

Të bindur në nevojën jetike, që marrëveshjet ndërqeveritare që janë finalizuar dhe do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t'i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë", shkruan Meta.

Ora 17:49
Meta pritet nga Kurti: E nevojshme që të konkretizohen të gjitha marrëveshjet ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës

 

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë u prit në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Dy palët kanë diskutuar edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ditën e nesërmë në Elbasan.  Meta theksoi se marrëveshjet 15 marrëveshjet e finalizuara duhet të firmosen por edhe të vihen në zbatim për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Meta përgëzoi kryeministrin e Kosovës për zhvillimin model të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndërsa vlerësoi angazhimin e Qeverisë së Kurtit për të nxitur dhe thelluar në të gjitha fushat marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Meta dhe Kurti vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, që do të kenë impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale të vendeve tona, siç është ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës - Prishtinë dhe Shkodër - Gjakovë.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e Tij për të gjitha nismat rajonale gjithëpërfshirëse, si Procesi i Berlinit, që garantojnë konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve, faktor kyç për garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon.

Në bisedën e hapur për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të dialogut me Serbinë, Presidenti Meta theksoi se është mjaft e rëndësishme konsultimi dhe mbështetja nga të gjitha forcat politike në Kosovë. 

Ora 10:36
Meta në Kosovë, shtrëngon duart me Haradinajn: Me rëndësi forcimi i marrëdhënieve strategjike mes 2 vendeve

Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dorë për dorë, Meta u shpreh se të dy ndan urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

Presidenti, u shpreh se në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

“Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.”, shkruan Meta.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelion: 25/11/2021 18:20

    More po ky Likja i Çepanit me qe ndodhet ne Kosovë,shikoni ju bëjmë Rixha se mos na i lini pa çu andej nga Mali i Sharrit,pasi do të takojë qentë e Sharrit,se siç e dimë të gjithë ju andej e ne këtej i nderuari president dy gjëra ka debulesë në këtë jetë,Sali Berishën dhe Qentë e Sharrit.

    Përgjigju
  • Rambo: 25/11/2021 15:47

    Futeni ne burg presidhjeri, e t'ja shtrengoje duart rambua ne burg,mos t'i bejne karshillek shqiptareve keto dy hajna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja