Meta takon Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Presim rol më aktiv
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Presidenti Meta i uroi suksese z.Gajda në detyrën e re dhe vlerësoi punën e bërë nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Ilir Meta dhe Robert Gajda
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Presidenti Meta i uroi suksese z.Gajda në detyrën e re dhe vlerësoi punën e bërë nga institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që prej krijimit të tij në vitin 2010.
Roli i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është shumë i rëndësishëm në garantimin e të drejtave themelore e kushtetuese të njeriut dhe për këtë arsye Presidenti Meta i sugjeroi Komisionerit Gajda që fokusi i veçantë i veprimtarisë së institucionit të jenë mbrojtja në kohë e çdo individi dhe shtresave në nevojë, të cilët mund të jenë viktima të sjelljeve diskriminuese apo sjelljeve të tjera që e nxisin atë.
Konsolidimi i shtetit të së drejtës fillon me respektimin nga administrata publike, të të drejtave të çdo individi, pavarësisht gjendjes, apo statusit social të tij. Të gjithë kemi për detyrë që të ndikojmë në konsolidimin e veprimtarisë shtetërore, për të siguruar shkallën e nevojshme të mbrojtjes të këtyre të drejtave përballë fenomeneve negative të diskriminimit, apo çdo sjellje diskriminuese.
Çdo qytetar duhet të gëzojë mbrojtje të barabartë nga ligji dhe cilido duhet të ketë shanse dhe mundësi të barabarta për të marrë pjesë në jetën publike dhe sociale.
Respektimi i të drejtave dhe mbrojtja nga diskriminimi duhet të bëhet pjesë e kulturës të çdo institucioni publik, dhe kulturës së gjerë qytetare, dhe për këtë, roli ndërgjegjësues, monitorues dhe udhëheqës i Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi duhet të jetë më aktiv, theksoi Presidenti Meta.
Duke i uruar suksese në detyrën e re, Presidenti Meta garantoi se për çështje të respektimit të të drejtave të njeriut, dhe për çdo veprimtari që rrit efektivitetin e punës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, institucioni i Presidentit të Republikës do të ofrojë në çdo kohë mbështetjen maksimale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14