SHBA - Gjate vizitës në Washington, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga bashkë-Kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Senatori Benjamin L. Cardin.
Gjatë takimit, Meta vlerësoi punën e Komisionit Amerikan të Helsinkit si dhe vëmendjen që SHBA i kushton të drejtave të njeriut dhe forcimit të demokracisë në Shqipëri. Në këtë drejtim, ai e informoi Senatorin Cardin për zhvillimet e fundit politike në Shqiperi, duke nënvizuar klimën pozitive të krijuar gjatë muajve të fundit. Z. Meta vlerësoi gjithashtu edhe ndihmën e SHBA në kuadër të OSBE-ODIHR për arritjen e standarteve më të larta elektorale përmes realizimit të reformës zgjedhore.
Meta dhe Cardin ndane mendimin se SHBA duhet te inkurajoje me teper investime amerikane ne Shqiperi me qellim forcimin e lidhjeve tregtare, zhvillimin ekonomik te vendit dhe krijimin e mundesive me te medha te punesimit per te rinjte. Senatori Cardin u shpreh se Shqiperia eshte nje aleate e madhe e SHBA, dhe meriton me teper vemendje nga investitoret amerikane.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com