Meta takon Kryetaren e Parlamentit të Indisë, Sumitra Mahajan
TIRANE, 14 tetor /ATSH/. – Gjatë punimeve të Sesionit të 131-te të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Kryetaren e Parlamentit të Indisë, Sumitra Mahajan, me të cilën vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve. Meta dhe Mahajan ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet mes […]
Gjatë punimeve të Sesionit të 131-te të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Kryetaren e Parlamentit të Indisë, Sumitra Mahajan, me të cilën vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve.
Meta dhe Mahajan ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indisë duhen konkretizuar dhe çuar më tej drejt një stadi më të lartë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Në këtë kuadër, dy palët ranë dakord që të intensifikojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndër-parlamentar përmes grupeve të miqësisë dhe komisioneve parlamentare.
Meta u shpreh se afrimi i mëtejshëm i dy vendeve dhe dy popujve kërkon zhvillimin e një marrëdhënieje konstante pune përmes finalizimit të marrëveshjeve dypalëshe në proces dhe përmes intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike. Në këtë kontekst, ai shprehu vullnetin e palës shqiptare për të mirëpritur investitorët indianë në Shqipëri, e cila mund të shërbejë si një portë hyrëse për tërë rajonin e Ballkanit.
Duke biseduar rreth zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, Kryetari i Kuvendit, Meta, ripërsëriti kërkesën e Shqipërisë për njohjen e shtetit të Kosovës nga India si një kontribut, jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por edhe në funksion të thellimit të miqësisë mes dy popujve. Gjithashtu, dy kryeparlamentarët ndanë bindjen e përbashkët se Shqipëria dhe India duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre në planin ndërkombëtar në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Në përfundim të takimit, Meta dhe Mahajan shkëmbyen ftesa reciproke për vizita zyrtare, të cilat u mirëpritën me kënaqësi prej të dy palëve.
ATSH
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26