Meta takon arbëreshin e vjetër, Mario Brunett, tregon rolin frymëzues të tij

Meta takon arbëreshin e vjetër, Mario Brunett, tregon rolin frymëzues të tij

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shprehet se ka takuar gazetarin, shkrimtarin, përfaqësuesin e arbëreshëve në Senatin dhe Parlamentin Italian, Mario Brunetti.

Meta thekson se Brunetti është një ndër studiuesit më të mëdhenj të të veprës së Antonio Gramshit, ndërsa shton se janë pajtuar me idenë se duhet një vlerësim më serioz dhe historik për figurën e tij.

Po ashtu, pjesë e diskutimit në këtë takim, sipas Metës ka qenë edhe nisma “U’ jam Arbëresh”, ku roli i Mario Brunettit është shumë frymëzues.

Statusi i plotë në Facebook:

I lumtur të prisja sot mikun tim të vjetër arbëresh, Mario Brunetti, gazetarin, shkrimtarin, përfaqësuesin legjendar të arbëreshëve në Senatin dhe Parlamentin Italian, dhe një nga studiuesit më të mëdhenj të veprës së Antonio Gramshit.

Në këtë jubile të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, si një veteran antifashist, krenar për origjinën e tij, ndamë me Mario Brunettin shumë ide lidhur me domosdoshmërinë e një vlerësimi serioz dhe historik të figurës së Antonio Gramshit.

Me këtë rast nderojmë edhe luftëtarët italianë e arbëreshë antifashistë, të cilët luftuan krah për krah me partizanët, këtu në Shqipëri, në Batalionin heroik që mbajti emrin e lavdishëm të Antonio Gramshit, si pjesë e Brigadës së Parë Sulmuese. Shumë prej tyre dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë dhe është detyrimi ynë të nderojmë jetën dhe veprën e tyre, në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Atdheut.

Po kështu diskutuam edhe për konkretizimin së shpejti të nismës “U’ jam Arbëresh”, ku roli i Mario Brunettit është shumë frymëzues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 19/09/2019 12:48

    Ky individi..haha presidenti i shqiptareve...ky nuk ngopet kurre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie