Meta takon Marshallin e NATO-s: Do punoj pa lodhur për një Shqipëri që ka në zemër demokracinë

Meta takon Marshallin e NATO-s: Do punoj pa lodhur për një Shqipëri që ka në zemër demokracinë

TIRANE - Presidenti i Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marshall Sir Stuart Peach.

Duke e vlerësuar si legjitime kërkesën e NATO-s për të ndarjen e drejtë të barrës së përgjegjësive, Kreu i Shtetit theksoi se i ka kërkuar Qeverisë, t’u përmbahet angazhimeve zyrtare të Shqipërisë, duke rritur vit pas viti buxhetin deri në 2% të GDP në vitin 2024.

“Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndryshojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Do punoj pa u lodhur për një Shqipëri të qëndrueshme, demokratike dhe anëtare të denjë të NATO-s, që siç tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg gjatë vizitës së Tij në Tiranë, ka në zemër demokracinë”, - u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Komiteti Ushtarak i NATO-s për projektin e Bazës Ajrore të Kuçovës, duke garantuar se bashkëpunimi me Aleancën ka një rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare dhe rajonale. 

Siç bën të ditur zyra e shtypit të Presidencës, Meta "siguroi se Shqipëria do të vijojë kontributet e saj në misionet në Afganistan, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Rumani, Mesdhe, etj".

Kreu i Shtetit shprehu mbështetjen e Tij ndaj përpjekjeve të beverisë së Kosovës, për integrimin në NATO dhe ngritjen e Forcave të Armatosura si “kontribut shtesë për sigurinë dhe stabilitetin  afatgjatë të rajonit”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben Metani: 23/07/2019 14:32

    Terhiquuuuu... terhiquuuu.. Ilir Metaaaa! Jane keta o Ilir "trimi" qe duan prokuren e pergjithshme te perkohshme, qe ti e ke tmerr vetem kur i degjon emrin se te futi ne burg te tute e rruges se Elbasanit,jane keto qe duan Gjukaten kushtetuese pa gjuqtare te korruptuar, jane keta qe duan gjykaten e larte pa te korruptuar, ku e le trimerine? Tek ferrat? Ngrije koken ngrije se po tret shpata e drejtesise. Halli jote nuk eshte halli Shqiptareve prandaj behu gati per te gjitha. e bete si pune atij qe tregojne. "Kushe vodhi ka mizen te koka" dhe ti ngrite doren te largosh mizen. Te kapi amerika me qerre o Ilir trimi.

    Përgjigju
  • Blenard: 23/07/2019 12:53

    O marshall ky duhet te jet ne burg jo president

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur