Meta takon në Romë kreun e OBSH: E informova mbi pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, kërkova mbështetje konkrete

Meta takon në Romë kreun e OBSH: E informova mbi pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, kërkova mbështetje konkrete

Ilir Meta me kreun e OBSH

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Romë të Italisë kreun e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Me një postim në Facebook, ku ka publikuar një foto me Tedros Adhanom Ghebreyesus, Meta thotë se e informoi atë mbi situatën e COVID në vendin ton. Po ashtu Meta thekson se ka kërkuar vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH.

"Një takim i ngrohtë në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave. Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë", shkruan Meta.

Prej ditës së djeshme, Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit Arbëresh. Dje ai mori pjesë edhe në meshën në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?