Presidenti Ilir Meta ka takuar përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro. Meta thekosi se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Meta thotë se të gjithë se bashku duhet të angazhohen që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.
'Kënaqësi të takohesha me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Znj.Teresa Ribeiro.
Theksova se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike.
Me këtë rast, falenderova Znj.Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri.
Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.'- shkruan Meta.
Lajmi kryesor: