OSBE organizon në Tiranë konferencën “Gazetari në kohë krizash”! I pranishëm edhe Rama: 'Liria e përhapjes' po cenon rëndë lirinë e fjalës

Sot dhe nesër në Tiranë do të zhvillohet konferenca e 8 e Mediave në Evropën Juglindore, ku fokusi do të jetë “Gazetaria në kohë krize”. Kjo konferencë do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.

Kjo konferencë do të shërbejë si një thirrje për të afirmuar rëndësinë e gazetarisë si një e mirë thelbësore publike dhe shtyllë e shoqërive demokratike. Ajo synon të nxisë bashkëpunimin rajonal për të adresuar sfidat e lirisë së medias duke eksploruar mundësitë për të çuar përpara mjedisin e medias në rajon, në kuadrin e krizës aktuale shëndetësore, të COVID-19.

Duke folur në këtë konferencë të organizuar nga OSBE për Europën Juglindore, “Gazetari në kohë krizash”, Kryeministri Rama e vuri theksin në krizën që sipas tij po kalon gazetaria prej medieve online. Rama tha se 'liria e përhapjes' po cenon rëndë lirinë e fjalës.

"Mendoj që një vijë  mjaft të hollë dhe padyshim është përherë e rrezikshme që të përpiqesh të kombinojmë dhe të jetojnë në harmoni kur vjen fjala nga njëra anë për lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër për të respektuar lirinë e qytearëve. Kur vjen fjala për lirinë në internet, liria e përhapjes së kësaj medieje ka minuar lirinë e fjalës. Dhe liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës.

Sidoqoftë nga njëra tjetër nuk mendoj se mënyra më e mirë është ti largohesh sfidës dhe të mbash thjesht një qëndrim, duke thënë se na duhet thjesht durim kundrejt këtij lumi gënjeshtrash dhe shantazhesh. Mendoj se duhet të reflektojmë për këtë.

Kur p[përpiqesh që çfarë do ti kishte bërë botës propaganda naziste me këtë liri është tronditëse. Përpiquni të imagjinoni se çfarë e keqe po i ndodh botës me këtë nga forcat e së keqes, terrorizmi. pedofilët etj.  Të mbrojmë sa më shumë të jetë e mundur lirinë e fjalës dhe ajo të lulëzojë por në të njëjtën kohë kjo nuk mjafton. Na duhet gjithashtu t'i mbrojmë njerëzit.

Dua ta mbyll me një histori personale. U ftova të shkruaja një artikull për 'The Guardian'. Në atë kohë u trondita se sa të sakta donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër. Nuk e botuan sepse donin të ndryshonin titullin, unë nuk mund t'i përgjigjesha. Dhe ata pritën të merrnin një përgjigje nga mua.

Nëse e krahasoni këtë me atë fluks të pandalshëm informacioni në media në çdo media, duke thënë dhe duke të cituar gjëra që as nuk të kanë shkuar ndër mend e jo më t'i thuash, imagjino çfarë ndodh.

Shoqëritë dhe bota jonë është në sfida të mëdha. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që gazetarët fituan çmimin Nobel.

Sidoqoftë nuk jam shumë optimist dhe nuk e kuptoj pse televizioni dhe gazetat janë të rregulluara dhe media online nuk mundet. Unë nuk jam i sigurt që vetërregullimi është zgjidhja përkundrejt shpejtësisë", tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

Nga ana tjetër ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vincenzo Del Monaco tha sot se gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit. Del Monako, tha se liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë në asnjë vend të botës.

'Gazetaria në kohë krize është fatkeqësisht titull shumë i goditur. Në një farë mënyrë, kriza po kthehet në “gjendjen tonë normale”. Pjesëmarrësit që po na ndjekin nga interneti na kujtojnë kufizimet me të cilat përballemi ende  si pasojë e pandemisë COVID-19. Nuk do të përsëris këtu se si pandemia ndikon te funksionimi i institucioneve demokratike. Aktualisht, po përjetojmë një numër të qenësishëm krizash, si brenda dhe jashtë zonës së OSBE-së. Qoftë në “kohë të mirë”, në kohë krize, apo në kohë sfidash, gazetaria vijon të jetë element thelbësor i çdo rebusi demokratik, si edhe shtysë e jashtëzakonshme e përparimit shoqëror.

Prandaj, qëllimi i kësaj konference është të zhvillojmë një debat të hapur dhe profesional për potencialin dhe sfidat e tablosë së medias. Ne duam të hedhim shikimin përpara dhe, duke qenë se kjo është nismë e OSBE-së, ne duhet të mbajmë vështrimin te tabloja e gjerë. Në sytë e mi, tabloja e gjerë do të thotë të vendosësh të parët individët, të punosh për të pasur shoqëri të hapur dhe të japësh kontribut për të pasur rend ndërkombëtar të sigurt. Dhe, në këtë pikë, media ka rol të epërm. Media është objektiv që duhet mbështetur në vetvete për arsye të cilat i njohim shumë mirë dhe nuk ja vlen t’i radhisim përsëri. Por mbase mbi të gjitha media duhet parë si sinaps shoqëror, si mundësues dhe si mjet që lidh shtresat shoqërore, institucionet, aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë dhe qytetarët.'- tha Del Monako.

Në total do të jetë 5 sesione në këtë konferencë, ku do të trajtohen tema të ndryshme. Nga sa mësohet sesioni i parë fokusohet në çështjen e dezinformimit dhe shkaqet e tij, rrezikun që i kanoset dhe roli që mund të luajë gazetaria për ta parandaluar. Sesioni i dytë trajton praktikat dhe përpjekjet më të mira për të lehtësuar situatën e rënduar të gazetarëve në rajon, përfshirë pengesat me të cilat ata përballen në kryerjen e detyrës dhe lirinë e fjalës.  Sesioni i tretë do të trajtojë përfshirjen dhe një përfaqësim të barabartë të grave në sektorin e medias - një çështje që ka qenë në fokus të Prezencës së OSBE -së në Shqipëri - dhe do të shërbejë si një platformë për diskutimin e sfidave profesionale të kohës dhe rreziqet e veçanta gjinore me të cilat përballen gazetarët në rajonin e Evropës Juglindore. Mjedisi ligjor i rajonit dhe pasojat e tij për fjalën e lirë dhe lirinë e medias do të formojnë boshtin e sesionit të katërt. Së fundi, sesioni i pestë do të ofrojë një mundësi për gazetarët e rinj në rajon.

Mësohet se për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, këtë vit aktiviteti do të zhvillohet një pjesë online dhe një pjesë të pranishëm fizikisht, me pjesëmarrjen e rreth 120 personave nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe Mali i Zi, përfaqësues të qeverisë, media, shoqatat e gazetarëve, shoqëria civile dhe akademia.

Ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme në kuadër të Javës së Medias do të vazhdojnë deri të enjten, 14 tetor. Përfaqësuesja e OSBE -së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në Tiranë gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë që do të zhvillohet më 13 tetor në Tiranë, organizuar nga AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive. Fokusi kryesor do të jetë shkëmbimi i përvojave me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe institucione homologe në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve ndaj programeve që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Meta takon Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE-së: Të angazhohemi që gazetarët të mos cenohen nga pushtetit ekonomik apo politik

Presidenti Ilir Meta ka takuar përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro. Meta thekosi se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Meta thotë se të gjithë se bashku duhet të angazhohen që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.

'Kënaqësi të takohesha me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Znj.Teresa Ribeiro.

Theksova se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike.

Me këtë rast, falenderova Znj.Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri.

Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.'- shkruan Meta.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fret: 11/10/2021 15:05

    kryeminsitri thote: ajo qe them une esht liri e fjales, ajo qe thoni ju eshte thashethem, ik o budalla se le kokrren e namit, apo tani po te dalin te gjitha pislliqet edhe ke frike mos perfundosh brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë