Meta takon përfaqësuesit e “Bashkësia Dibrane”: I kemi borxh Shqipërisë të promovojmë trashëgiminë historike e kulturore

Meta takon përfaqësuesit e “Bashkësia Dibrane”: I kemi borxh Shqipërisë të promovojmë trashëgiminë historike e kulturore

Presidenti Ilir Meta me përfaqësuesit e Bashkisë Dibër

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një bisedë miqësore me personalitete të shquara drejtuese të klubit patriotik “Bashkësia Dibrane”, një nga shoqatat më të vjetra atdhetare e kulturore në vend. 

Në këtë takim morën pjesë kompozitori i mirënjohur dhe “Nderi i Kombit”, z.Agim Krajka, Mjeshtri i Madh, z.Bujar Kapexhiu si dhe intelektualët z.Tim Xhilaga, z.Tofik Jegen, znj.Manjola Perja, z.Saimir Shatku dhe z.Faruk Kaba.

Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, intelektuali Saimir Shatku dhe Mjeshtri i Madh, z.Bujar Kapexhiu 

Presidenti Meta duke çmuar lart komunitetin dibran, cilësitë e spikatura njerëzore, atdhedashurinë dhe kontributin e madh të brezave të tërë të kësaj treve për Pavarësinë dhe forcimin e identitetit kombëtar, vlerësoi rolin e kësaj shoqate për ruajtjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë së pasur historike e kulturore të Dibrës, raporton Zyra e Shtypit të Presidentit.

“Duke ju inkurajuar në misionin tuaj, vlerësoj traditën e jashtëzakonshme të klubit të njohur patriotik ‘Bashkësia Dibrane’, që për më shumë se një shekull ka kryer një sërë veprimtarish në mbrojtje të atdheut, promovimit të traditave, vlerave njerëzore, historike e etnofolklorike të kësaj treve, por edhe kontributin e çmuar të shumë figurave kombëtare me prejardhje nga Dibra, të cilët aq shumë kanë dhënë për Shqipërinë e çështjen shqiptare në përgjithësi”, - u shpreh Presidenti Meta.

“Ne i kemi borxh jo vetëm Dibrës por Shqipërisë, që trashëgiminë e vyer historike e kulturore që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të duan vendlindjen e rrënjët e tyre, të mos mendojnë braktisjen por të ndërtojnë këtu një të ardhme të sigurtë, duke qenë krenarë për përkatësinë e tyre si shqiptarë”, - u shpreh Presidenti Meta.

Përfaqësuesit e shoqatës “Bashkësia Dibrane” pasi e njohën Kreun e Shtetit me aktivitetin e tyre patriotik e kulturor, e falënderuan për promovimin e vlerave kombëtare dhe në emër të komunitetit dibran i dorëzuan një kopje të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë të ruajtur nga arkiva familjare e Faik Shatkut, ish-ministër i Arsimit në vitet ‘30.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 21/01/2019 14:32

    Ti z.President i ke shume borxhe vendit,por borxhi me i madh qe ke eshte floriri i vjedhur dhe katandisja qe doni ti beni ketij vendi me bemat e tua dhe sat shoqeje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra