Kjo është vizita e tij e parë në selinë e socialistëve pas 9 vitesh, ndërkohë që mbeten pak ditë nga koha kur koalicioni i majtë i drejtuar nga kryeministri i ri Edi Rama do të marrë çelësat e qeverisë në muajin shtator.
Nga selia PS, gazetarja e A1 Report, Joniada Koçi informon se takimi i zhvilluar vetëm për vetëm mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, ishte diskret i paparalajmëruar dhe nga zyra e shtypit e PS-së nuk do të ketë ndonjë njoftim shtypi
Një takim jo formal mes Ramës dhe Metës ka pasur dje në Qeparo, dhe burime nga PS bëjnë të ditur se në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe deputeti Koço Kokëdhima.
Biseda në zyrën e kryeministrit të ri ka zgjatur për 60 minuta, nga ora 12:00- 13:00 dhe mendohet se temë kryesore e bisedimeve kanë qenë piketat e qeverisë së re, ndërsa Ilir Meta do të ulet në postin e kryetarit të Parlamentit.
Nga PS e LSI-së u ngrit një grup pune për 300 ditët e para të qeverisjes, i cili drejtohet nga Ilir Beqaj i PS-së dhe Edmond Haxhinasto i LSI-së.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)