Meta takon Raunig: OSBE, projekte
konkrete në mbështetje të Kuvendit

TIRANE- Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi edhe kryetar i partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, Ilir Meta, priti në një takim kreun e ri të OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Florian Raunig.

Duke shprehur urimet për detyrën e re të ambasadorit Raunig, kreu i Kuvendit shprehu vullnetin dhe angazhimin e qeverisë shqiptarë për intensifikimin e bashkëpunimit me OSBE.

Në fjalën e tij, Meta vlerësoi mbështetjen e OSBE, ndërsa shtoi se “Kuvendi do të jetë shembull i standardeve të larta dhe transparencës”.

Ndërkaq, edhe ambasadori Raunig nga ana e tij, uroi kreun e Kuvendit të Shqipërisë për detyrën e re. Kreu i delegacionit të OSBE në Tiranë, tha se “Puna me Kuvendin është një nga shtyllat kryesore të OSBE”, ndërsa shtoi se “OSBE ka projekte konkrete për të mbështetur Kuvendin”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit