Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Eminencën e Tij, Kardinalin Pietro Parolin.
Me ftesë të Presidentit Meta dhe të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, Kardinali Parolin ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë dhe të bekimit të fillimit të punimeve për Spitalin e kurimit të kancerit të gjirit, një amanet i Shenjtores Nënë Tereza.
Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen e madhe që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kushtojnë Shqipërisë e shqiptarëve.
“Lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë”, – nënvizoi Presidenti Meta.
Lidhur me situatën aktuale politike Meta u shpreh se politikanët duhet të tregojnë përgjegjësi sepse cdo vendim i tyre ndikon në të ardhmen europiane të vendit.
Mesazhet dhe lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe bashkëjetesë janë sot aktuale për shoqërinë tonë, për politikën dhe politikanët, për përgjegjësinë e madhe dhe historike që ata duhet të tregojnë në çdo vendim që marrin në interes së të ardhmes europiane", deklaroi Meta.
O Like ..... O b.... Cfare mbeshtetje po i jep Vatikani Shqiperise? Duke mos njohur Kosoven? Ik mor ....r se une po ta kisha ne dore as roje pallati nuk te merrja mor te .....
Përgjigju